Presidenti egjiptian shton kontrollin mbi internetin

Bota

Presidenti egjiptian shton kontrollin mbi internetin

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 22:54
Abdel Fettah el-Sisi

Me qëllim të luftimit të ekstremizmit, presidenti egjiptian Abdel Fettah el-Sisi nënshkroi një ligj të ri të shtunën që forcon kontrollin e qeverisë së vendit mbi internetin.

Legjislacioni u miratua së pari nga parlamenti egjiptian në maj.

Përmes këtij ligji shteti ka kompetenca që të ndalojë promovimin e ideve të organizatave terroriste dhe u lejon autoriteteve të bllokojnë faqet e internetit që konsiderohet se kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Rreth 500 faqe janë bllokuar tashmë në Egjipt që nga maji i vitit 2017 për çfarë ka pasur kritika për bllokimin e zërave kritikë në media dhe pastrimin e përmbajtjes digjitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat