Sulmohet ambasada amerikane në Ankara

Bota

Sulmohet ambasada amerikane në Ankara

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 19:14
Ilustrim

Një person u arrestua sot në lidhje me të shtënat para ambasadës së SHBA në Ankara.

Në këtë incident, askush nuk u plagos, transmeton Reuters.

Zyra e guvernatorit të Ankarasë ka konfirmuar për gjashtë të shtëna nga një makinë e bardhë në lëvizje dhe se tre plumba goditën portën dhe dritaren e ambasadës.

Sulmi ndodh në valën e përkeqësimit të marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Uashingtonit për shkak të gjykimit të priftit amerikan Andrew Branson në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat