Nuk ka asnjë indikacion se Koreja e Veriut ka ndalur të punojë me armë bërthamore, tha sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
“Vazhdimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i programit bërthamor të Koresë së Veriut është një shkak për shqetësim të madh”, thuhet në raportin e IAEA-s.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp tha për Reuters se ai beson se Koreja e Veriut ka bërë disa hapa drejt denuklearizimit dhe ka të ngjarë të takohet përsëri me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Trump dhe Kim u takuan për herë të parë në një samit historik në Singapor më 12 qershor, kur udhëheqësi i Koresë së Veriut pranoi të punojë në denuklearizimin e Gadishullit Korean.