Civilët e zhvendosur nga shtëpitë e tyre në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri kanë thënë se “zgjidhja e fundit” për ta është të emigrojnë në Evropë.
Rreth 40,000 njerëz kanë ikur në drejtim të veriut gjatë 10 ditëve të fundit nga frika e regjimit Bashar al-Assad dhe sulmeve ajrore të mbështetura nga Rusia.
Sulmet ajrore të regjimit dhe aleatëve të saj filluan në Haman veriore, Idlibin jugor dhe jugperëndimor më 4 shtator, ndërkohë që intensiteti i sulmeve është zvogëluar gjatë tre ditëve të fundit.
Në 11 ditët e fundit, sipas një OJQ-ve në Siri rreth 8,000 familje kanë emigruar në kampet e refugjatëve pranë kufirit turk dhe zona të ndryshme në veri të vendit.
Ahmed Semmu, një nga të zhvendosurit për shkak të sulmeve ajrore, tregoi se si i shpëtoi vdekjes.
“Javën e kaluar, regjimi barbarisht vuri në shënjestër të gjithë rajonin me avionë luftarakë dhe zjarre artileri. Ne I kemi shpëtuar për pak vdekjes. Ata që ikën nga shtëpitë e tyre tani po qëndrojnë nën pemë ulliri ose në çadra”, tregoi Semmu.
Që nga fillimi i shtatorit, të paktën 30 civilë janë vrarë në Idlib dhe Hama dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.