Raporti i OECD: Rritja globale ka arritur kulmin

Bota

Raporti i OECD: Rritja globale ka arritur kulmin

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:34
OECD ka kërkuar reagim të shpejtë për të ndaluar shkarjen drejt proteksionizmit

Instituti Ekonomik më i njohur në perëndim ka paralajmëruar se zgjerimi i ekonomisë globale mund të ketë arritur kulmin e tij pasi rishikoi parashikimet e rritjes për një varg vendesh të pasura dhe në zhvillim.

Në raportin më të fundit të saj për ekonominë botërore, organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, OECD, thotë se parashikimi për vitet 2018 dhe 2019 është reduktuar krahasim me vlerësimin e bërë në maj.

OECD ka kërkuar reagim të shpejtë për të ndaluar shkarjen drejt proteksionizmit duke vërejtur se tensionet tregtare kanë pasoja tek besimi dhe investimet.

“Rritja tani mund të ketë arritur kulmin dhe pas kulmit vjen rënia”, tha OECD, Rritja globale parashikohet të qëndrojë në 3.7 për qind në 2018 dhe 2019 ndërkohë parashikimet ishin më të larta.

OECD parashikon kështu ngecje të rritjes ekonomike në Britani por edhe në dy ekonomitë më të mëdha të eurozonës, Gjermani dhe Francë. SHBA pritet të jetë vendi me rritjen më të shpejtë në grupin e G7 dhe në kontrast me zgjerimin me bazë të gjerë në 2017, ka pasur dallime në thellim në performancën e vendeve të ndryshme.

Problemet e fundit në Argjentinë dhe Turqi kanë shtyrë OECD të rishikojë parashikimet e rritjes ndërsa shqetësimi është rritur për efektet e masava proteksioniste të ndërmarra që nga fillimi i këtij viti. Përveç ndikimit negativ tek klima e besimit dhe planet e investimit, këto masa dëmtojnë sipas OECD vendet e punës, standardet e jetesës e veçanërisht tek shtresa e ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat