Shefi i Interpolit dha dorëheqjen para se të shkonte në Kinë

Bota

Shefi i Interpolit dha dorëheqjen para se të shkonte në Kinë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:00
Meng Hongwei

Zyrtari i lartë kinez Meng Hongwei, zhdukjen e të cilit e njoftoi bashkëshortja e tij rreth dhjetë ditë më parë, dha dorëheqjen si shef i Interpolit në prag të largimit të tij në Kinë, njoftoi sot Interpoli.

Sipas AP, Interpol nuk shpjegoi pse Hongwei dha dorëheqjen, por njoftoi se ajo menjëherë hyri në fuqi.

Në kumtesë thuhet se ushtrues detyre i kreut të Interpolit do të jetë zëvendëspresidenti dhe kryesuesi i Komitetit të kësaj organizate, Kim Jong Jang nga Koreja Jugore.

Partia Komuniste e Kinës njoftoi sot se presidenti i zhdukur i Interpolit dhe zyrtari i lartë kinez Meng Hongvej dyshohet për shkeljen e ligjit dhe se është nën hetim në Komisionin e Kontrollit të shtetit.

Komisioni shtetëror ka publikuar në faqen e saj se Hongvej, zëvendësministri për Siguri publike i Kinës, "është i dyshuar për shkelje të ligjit" dhe se "nën mbikëqyrjen e hetimit" nga trupi disiplinor.

Sot më herët, bashkëshortja e Meng, Grace Meng u tha gazetarëve në Lion se nuk ka biseduar me të shoqin që nga data 25 shtator dhe se atë ditë kishte marrë një foto me thikë nga Meng, të cilën ajo e interpretoi si "shenjë se ndodhet në rrezik".

Kreu i Interpolit u zhduk në fund të shtatorit ndërsa udhëtonte nga Franca në Kinë. Autoritetet franceze thonë se Meng (64) hipi në aeroplan dhe mbërriti në Kinë, por nuk është e qartë se çfarë ndodhi me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat