Pompeo takoi Kim Jong-un

Bota

Pompeo takoi Kim Jong-un

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 06:39
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, priti Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Phenian

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, priti Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Phenian. Kjo është konfirmuar nga vetë zyrtari i administratës së Donald Trump, në rrjetet sociale.

Pompeo shkruan se pati bisedë konstruktive me liderin koreanoverior dhe se kanë shënuar përparim rreth marrëveshjeve të arritura në Samitin e Singaporit mes Trump dhe Kim Jong-un.

Pas përfundimit të vizitës, Pompeo nga Pheniani udhëtoi për në Seul.

Ndërkohë, fillimisht Pompeo u takua me zyrtarë japonezë në Tokio.

Fokusi i bisedimeve gjatë turneut të tij është situata në rajon me theks në përgatitjen e procesit të dakorduar për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat