Uragani Leslie lë 300,000 familje pa energji elektrike

Bota

Uragani Leslie lë 300,000 familje pa energji elektrike

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:41
Foto

Uragani Leslie, i cili goditi Portugalinë, la 300,000 familje pa energji elektrike, raporton BBC, duke shtuar se forca e erës ka arritur 176 kilometra në orë.

Përfaqësuesit e Departamentit të Mbrojtjes Civile regjistruan 27 lëndime, rreth njëqind e pemë të thyera, ndërsa shumë fluturime u anuluan.

Kjo është stuhia më e fortë që ka goditur ndonjëherë këtë vend dhe në këtë moment ka kapur pjesët veriore të Spanjës.

Shërbimi Meteorologjik i Portugalisë lëshoi një alarm të kuq për erërat e forta dhe kushtet e rrezikshme të motit në 13 nga 18 rrethet në tokë.

Autoritetet portugeze rekomanduan që banorët të largohen nga zona bregdetare dhe të shmangin daljen nga shtëpitë, duke paralajmëruar rrezikun e përmbytjeve, pemëve dhe dëmtimeve në rrjetin elektrik dhe telekomunikacionit.

Po ashtu paralajmëruan peshkatarët për t'u kthyer në portin më të afërt dhe linja ajrore portugeze TAP anuloi shtatë fluturime.

Në Spanjë, shërbimi meteorologjik Aemet parashikon që rajonet e Asturias, Leon dhe Cantabria do të preken veçanërisht nga shirat e rënda që solli stuhia në veri.

Spanja ka qenë kohët e fundit e goditur nga shirat e mëdhenj në Majorka, ku 12 vetë humbën jetën nga përmbytjet të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat