Debakël i Arabisë Saudite në start të Kampionatit Botëror

Botërori 2018

Debakël i Arabisë Saudite në start të Kampionatit Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2018 Në ora: 17:38
Pamje para ndeshje

(E plotësuar) - Arabia Saudite pësoi debakël në start të Kampionatit Botëror  - “Rusia 2018” në futboll. Rusia shënoi fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen e parë të grupit A.

Një lojë e dobët e arabëve, të cilët bënë shumë gabime edhe në pasime por nuk ishin në nivelin e duhur të repartit të mbrojtjes, kjo iu kushtoi shumë shtrenjtë. Në një atmosferë madhështore në stadiumin “Luzhniki Arena” në Moskë, të pranishëm 81 mijë shikues panë lojë të mirë sidomos nga ana e rusëve që ishin më të shkathët në repartin e sulmit.

Në minutën e 12-të, Zobnin me mjeshtri harkoi në 16-shin e Arabisë Saudite, kurse Yury Gazinskiy nga afërsia rreth 6-7 metra, goditi bukur me kokë dhe mposhti portierin arab Al Muaiouf, 1:0.  Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Cheryshev në pozitë të volitshme, por në vend që të gjuajë me të parën, ai e mbajti topin në këmbë dhe rasti shkoi në pakthim.  Pas një minute (43’) Rusia thellon epërsinë në 2:0. Mbrojtje e pasigurt e Arabisë Saudite, e cila lë hapësira të mëdha dhe kjo i kushton.

Denis Cheryshev i qiti jashtë loje dy-tre mbrojtës arabë dhe me goditje të fortë nga afërsia shënon për 2:0. Në minutën e 71-të, Artem Dzyuba, që nuk kishte një minutë që u fut në lojë, thellon epërsinë në 3:0. Në minutën e 90+1,  Denis Cheryshev nga rreth 15 metra me një goditje mjeshtërore parabolloi portierin arab dhe 4:0, ndërsa Aleksandr Golovin vulosi fitoren në 5:0 në minutën e 90+5. Mbrojtja e Arabisë Saudite nuk reagoi si duhet dhe këtë huti të tyre e ka shfrytëzuar Dzyuba i cili nga afërsia me kokë shënon. Në hapje të garës më të madhe botërore, Rusia arkëton tri pikë ndaj një Arabisë Saudite që nuk tregoi stabilitet në mbrojtje. Me 19 qershor Rusia takohet me Egjiptin, kurse me 20 qershor Arabia Saudite sfidohet nga Uruguai.

Rusia-Arabia Saudite 5:0

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Gjyqtar: N. Pitana.

Shikues: 81.000.

Shënues: Gazinskiy (12’), Cheryshev (43’ e 90+1’), Dzyuba (70’), Golovin (90+5’).

Kartonat e verdhë: Golovin - Jassim.

Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Zhirkov, Gazinskiy, Zobnin, Samedov (Kuzyaye 64’), Dzagoev (Cheryshev 24’), Golovin dhe Smolov (Dzyuba 71’).

Arabia Saudite: Al Muaiouf, Al Burayk, Hawsawi, Hawsawi, Al Shahrani, Al Dawsari, Otayf (Al Muwallad 64’), Al Faraj, Al Jassim, Al Shehri (Bahbir 72’) dhe Al Sahlawi (Asiri 84’).

 90+1' Denis Cheryshev nga rreth 15 metra me një goditje mjeshtërore parabolloi portierin arab dhe 4:0. Ky ishte goli më i bukur i kësaj sfide. 

90' Gjithçka e qartë, Rusia siguroi tri pikë, kurse Arabia e nisi keq kampionatin.

88’ Golovin ndëshkohet me karton të verdhë, ky është i pari në këtë garë.

84’ Rusia është e qetë dhe fitoren e ka të sigurt, ndërsa Arabia pothuajse është e dorëzuar dhe ka pak shpresa për ndonjë mrekulli.

77’ Arabia nuk është në nivelin e duhur, e cila të gjitha gola i pësoi shkaku  i gabimeve të tyre.

71’ Artem Dzyuba thellon epërsinë në 3:0. Mbrojtja e Arabisë saudite nuk reagoi si duhet dhe këtë huti të tyre e ka shfrytëzuar më së miri Artem Dzyuba i cili nga afërsia me kokë shënon.

70’ Nuk ka ndryshim, Rusia afër trepikëshit të parë, kurse Arabia saudite mundohet me të gjitha forcat ta përmbysë rezultatin e rivalit.

60’ Nuk ka ndryshim rezultati, Arabia është në disavantazh, kurse Rusia është afër fitores së parë.

55’ Vazhdon epërsia e rusëve, arabët nuk janë në ritmin e duhur sidomos në vijën e  sulmit.

 52’ Arabët bëjnë shumë gabime në pasime dhe fare nuk duken të rrezikshëm në drejtim të portës ruse.

49’ Rusia është më e qetë për faktin se ka rezultatin në favor të saj 2:0, kurse arabët janë në presion në kërkim të golit të parë.

Fillon pjesa e dytë. Përfundoi pjesa e parë, 2:0. Nuk ishte një Rusi dominuese, por një Arabi me shumë gabime të panumërta sidomos në mesfushë.

43’ Rusia thellon epërsinë në 2:0. Mbrojtje e pasigurt e Arabisë Saudite, e cila lë hapësira të mëdha dhe kjo i kushtojë. Denis Cheryshev dy-tre mbrojtës arab qiti jashtë loje dhe nga afërsia me goditje të fortë shënon për 2:0.

42’ Cheryshev në pozitë të volitshme, por në vend që të gjuajë me të parën, ai e mbajti topin shumë në këmbë dhe rasti shkoi në pakthim.

38’ Arabia ka posedimin e topit për 59 për qind, por jo edhe që të krijojë ndonjë rast të volitshëm për shënim.

35’ Lojë dinamike por edhe gabime të shumta në pasime qoftë nga njëra palë dhe qoftë nga tjetra.

32’ Lojë me ritëm, rusët kërkojnë edhe golin tjetër, kurse arabët të barazimit.

30’ Në epërsi rusët, Arabia tenton për të barazuar rezultatin, deri me tash pa sukses  ani se po luajnë mjaft mirë.

24’  Nuk ndryshim rezultatit, por Rusua bëri një zëvendësim të detyruar për shkak të lëndimit të Dzagoev, ku në vend të tij futet Cheryshev.

18' Në grupin A garojnë Rusia, Egjipti, Uruguai dhe Arabia Saudite. Një grup interesant megjithatë Uruguai është favoritë ndaj të tjerëve.

16’ Rast i mirë për Rusinë, por arabët ishin me fat dhe i shpëtuan golit tjetër.

12’ Zobnin me mjeshtri harkoi në 16-shin e Arabisë Saudite, kurse Yury Gazinskiy nga afërsia rreth 6-7 metra, goditi bukur me kokë dhe mposhti portierin arab Al Muaiouf, 1:0.

10’ Lojë e fortë, me aksione të shpejta, por deri me tash mungojnë rastet.

7’ Arabia tregon lojë të mirë dhe fut në presion rusët, por edhe këta të fundit orvaten të janë më të rrezikshëm.

5’ Kombinime të shpejta qoftë të njërës palë qoftë të tjetrës.

3’ Lojë e mira, në ndeshje e parë të Kampionatit Botëror.

Rusia-Arabia Saudite

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Gjyqtar: N. Pitana.

Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Zhirkov, Gazinskiy, Zobnin, Samedov, Dzagoev, Golovin dhe Smolov.

Arabia Saudite: Al Muaiouf, Al Burayk, Hawsawi, Hawsawi, Al Shahrani, Al Dawsari, Otayf, Al Faraj, Al Jassim, Al Shehri dhe Al Sahlawi.

Image

Filloi ndeshja. Futbollistët dalin në fushë. Atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin “Luzhniki Arena” në Moskë, në orën 17.00 takohen Rusia dhe Arabia Saudite. Gjyqtari nga Argjentina Nestor Pitana së bashku me futbollistët ka dalë në fushë. Presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një fjalim pastaje dhe Infatino kryetar i FIFA-s.

 

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat