Kur luan kombëtarja në botëror, shkollat nuk do të punojnë në Uruguai

Botërori 2018

Kur luan kombëtarja në botëror, shkollat nuk do të punojnë në Uruguai

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 10:00
Idhulli i tifozëve uruguaian – Luis Suarez (Getty Images)

Uruguai do të luajë sot ndeshjen e parë të këtij edicioni të kampionatit botëror.

Uruguaianët do të kenë punë të vështirë në ndeshjen hapëse të kampionatit ku do të takohen me Egjiptin.

E duke ditur se sa ka interesim për këtë ngjarje madhore futbollistike, shteti i Uruguait ka marr vendim që mos të punojnë shkollat gjatë kohës sa luan kombëtarja.

Të gjitha institucionet shkollore të këtij vendi amerikano-latin me popullsi prej tre milionë banorëve do të zbatojnë vendimin – Kur të luajë përfaqësuesja – të gjithë do ta shikojnë.

Kujtojmë se pos Uruguait dhe Egjiptit në grupin A bëjnë pjesë edhe Rusia dhe Arabia Saudite.

Këto dy të fundit janë takuar në ndeshjen hapëse të kampionatit, ku rusët triumfuan me rezultat të thellë prej 5-0. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat