Si do të luajë Spanja me Portugalinë?

Botërori 2018

Si do të luajë Spanja me Portugalinë?

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:45
Ilustrim

Të katër lojtarët e Barcelonës do të jenë sonte (20.00) në skuadrën startuese të Spanjës, në debutimin e saj në Kupën e Botës së Rusisë.

Një ndeshje që, pas ngjarjeve të orëve të fundit në grumbullim, që përfunduan me pushimin e Lopetegui, do të shënjojë rrugën e “La Roja” në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit. Fernando Hierro duket i vendosur që, fillimisht, të ruajë planin që paraardhësi i tij kishte në mendje.

Përzgjedhja e formacionit ka qenë duke u punuar në muajt e fundit dhe nuk është një pyetje në këtë pikë, pa kohë për të punuar shumë në aspektin taktik. Prandaj, duket e pamundur për të ndërruar shumë gjëra. Trajneri i ri do të përqëndrohet më shumë në detyra psikologjike për të provuar se gjithçka që ka ndodhur në orët e fundit nuk ka ndikim në lojë.

Apriori, megjithatë, Hierro do të bëjë vetëm një ndryshim: Nacho për Odriozola. Me praninë e lojtarit të Real Madridit në ekip në vend të “San Sebastianit”, trajneri i ri ka si objektiv ndalimin e lojës kundërsulmuese nga portugezët. Në pjesën tjetër të roleve nuk ka surpriza.

Barcelona, në debutimin e Fernando Hierro si trajner, do të jetë skuadra që sjell më shumë lojtarë në formacion, me katër të lartpërmendurit. Ajo pasohet nga Real Madridi me tre (Nacho, Sergio Ramos dhe Isco), ndërsa pjesa tjetër është e ndarë në mes të Atletico Madridit (Diego Costa), Manchester City (Silva), Manchester United (De Gea) dhe Bayern Munich (Thiago).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat