Dzagoev rrezikon të humbasë Botërorin pas lëndimit

Botërori 2018

Dzagoev rrezikon të humbasë Botërorin pas lëndimit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 22:53
Alan Dzagoev

Për Alan Dzagoevin ky Botëror mund të jetë i përfunduar.

Gjithnjë sipas një njoftimi të kombëtares ruse, lojtari do t’u nënshtrohet skanimeve dhe mund të mungojë për pjesën e mbetur të Botërorit.

Ylli rus u lëndua në kofshë gjatë pjesës së parë të ndeshjes hapëse të Botërorit ndaj Arabisë Saudite.

“Alan Dzagoev dëmtoi muskulin prapa kofshës”.

“Trajtimi do të përcaktohet pas skanimeve MRI”, shkruan në një komunikatë të kombëtares ruse.

Përkundër lëndimit të Dzagoevit, Rusia udhëhoqi me rezultat 2-0 pas pjesës së parë falë golave të Yuri GAzinskiy dhe zëvëndësuesit Denis Cheryshev.

Rusia ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 19 qershor ndaj Egjiptit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat