De Gea: Nuk e kam vrarë askënd

Botërori 2018

De Gea: Nuk e kam vrarë askënd

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 11:41
David de Gea

Portieri i Spanjës, David de Gea, nuk ishte fare në disponim pas paraqitjes së tij për plot me gabime në barazimin prej 3-3 ndaj Portugalisë.

Spanja ishte dy herë ne disvantazh dhe në fund u desh të pajtohej me një barazim falë gabimeve të De Geas.

Vet 27 vjeçari po ashtu nuk u shfaq i brengosur nga gabimet, teksa kritikoi tifozët spanjollë për mungesë të mbështetjes.

“Më pëlqen që ka kritika. Edhe Diego Costa ishte kritikuar dhe ai shënoi dy gola. Unë nuk e kam vrarë askënd. Jam i kënaqur me lojën e kombëtares”.

“Nuk shoh se po më përkrah dikush në Spanjë. Unë veten e kam kritikuar tashmë shumë keq. Jam i kënaqur për mbështetjen e trajnerit dhe lojtarëve”.

“Kjo mund të ndodhë. Është gabim. Ne i vëmë dorezat dhe hymë në fushë duke e ditur sa vështirë është. Unë do të qëndroj i qetë. Ishte top i vështirë ai, do të stërvitem dhe do të bëj gjërat e duhura. Unë nuk e kam vrarë askënd”, deklaroi De Gea.

De Gea ka marrë përkrahje nga trajneri Fernando Hierro dhe Gerard Pique pas ndeshjes. Spanja ka një pikë pas ndeshjes së parë në vendin e dytë të Grupit B, prapa Iranit që ka tri pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat