Maradona kritikon ashpër Lopeteguin

Botërori 2018

Maradona kritikon ashpër Lopeteguin

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 11:54
Diego Maradona

Diego Maradona nuk e pëlqeu mënyrën se si ai veproi ish trajneri spanjoll Julen Lopetegui, dhe ai kritikoi atë në programin “Telesur” në Venezuel.

Ish trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui u shkarkua nga pozita e trajnerit një ditë para se të fillonte Kupa e Botës.. Shkarkimi i tij erdhi, pasi Real Madrid konfirmoi se Lopetegui do të merrte drejtimin e klubit spanjoll pas përfundimit të Kupës së Botës.

“Julen ka luajtur me iluzionin se populli spanjoll nuk mund të përfaqësojë një vend,  ai ka nënshkruar një kontratë me një ekip nga Spanja pak para Kupës së Botës”, tha Maradona.

Drejtimin e Spanjës e ka marrë asistenti i tij, Hierro. Spanja në ndeshjen e parë në Kupën e Botës ka barazuar me rezultatin 3-3 ndaj Portugalisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat