Fitore e vështirë e Francës ndaj Australisë, Pogba vendimtar

Botërori 2018

Fitore e vështirë e Francës ndaj Australisë, Pogba vendimtar

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 12:56
Franca

(E plotësuar) - Franca ka fituar 2-1 ndaj Australisë në një ndeshje ku për të dy golat e “Gjelave” u desh ndërhyrja e teknologjisë.

Pas një pjese të parë 0-0, Griezmann fitoi një penallti që arbitri fillimisht nuk e akordoi. Më pas, e pa disa herë në monitor derisa vendosi që ndërhyrja e mbrojtësit australian duhej ndëshkuar me 11-metërsh dhe karton të verdhë.

Griezmann kaloi në avantazh Francën pasi shndërroi në gol penalltinë në minutën e 58. Por vetëm 4 minuta më vonë Umtiti i dhuroi penallti Australisë. Nga pika e bardhë barazoi rezultatin kapiteni Jedinak.

Vetëm klasi i Pogba i bashkuar me fatin bëri që Franca të shënonte golin e dytë, kur në minutën e 81 parabola e mesfushorit të Manchester United u përplas në traversë dhe kaloi për fare pak vijën fatale.

Edhe këtu ishte teknologjia që akordoi golin për francezët, që marrin tre pikë të vlefshme.

****

Paul Pogba ka afruar Francën te fitorja ndaj Australisë me golin e avantazhit 2:1.

Franca ka rikthyer avantazhin në ndeshjen ndaj Australisë.

“Trekolorët” kanë kaluar në epërsi 2:1 me nj gol nga mesfushori Paul Pogba.

Ylli i madh i Man Utd realizoi në mënyrë të pazakonshme por topi kaloi vijën e portës dhe gjyqtari e akordoi golin me ndihmën e asistencës së teknologjisë në vijën e portës.

***

Franca ka shijuar epërsinë e parë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Pas plot 58 minutash lojë dhe sulmeve të parreshtura, Franca gjeti golin.

Ishte një ndërhyrje ndaj Griezmannit në maje të zonës ajo që shtyu VAR-in të ndërhyjë pasi gjyqtari Cunha fillimisht nuk mendoi se ishte penalti.

Griezmann ishte tepër i sakt me gjuajtje të fuqishme duke shënuar për 1-0.Australia në sulmin e radhës u shfaq e rrezikshme dhe Umtiti pas një prekje me dorë e ka shtyrë Cunhan të akordojë penaltinë kësaj radhe pa VAR.

 

Jedinak u tregua i sakt nga pika e bardhë duke barazuar në 1-1. Pritet lojë fantastike deri në fund të takimit.Franca po kërkon fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror.

 

****

Franca dhe Australia janë duke barazuar pa gola pas pjesës së parë në duelin e tyre në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

“Trekolorët” e nisën mirë ndeshjen duke kërcënuar nëpërmjet goditjes së lirë nga Paul Pogba dhe një tentimi nga Antoine Griezmann.

Mirëpo, një top i dëbuar me kokë nga Corentin Tolisso zgjoi një super pritje nga Hugo Loris.

Australia u mbajt mirë në mbrojtje në 45 minutat e para duke bërë që Franca ta kërkojë golin e avantazhit vetëm pas intervalit.

***

Franca e ka filluar mbarë ndeshjen me Australinë.

Franca e ka filluar fuqishëm ndeshjen ndaj Australisë.

Ekipi i elektorit Didier Deschamps po sulmon me ngulm në portën e kundërshtarit.

Dhe, pas një çerek ore lojë, Franca ka krijuar raste të mira për shënim.

Paul Pogba e më pas edhe Antoine Griezmann paraqitën kërcënim për portën e Australisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat