Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze, foli pas fitores 2-1 kundër Australisë, në TF1: “Nuk ishte e lehtë, por fitorja e parë është shumë e rëndësishme. Ishte e ndërlikuar sot, ndaj një ekipi që na krijoi mjaft vështirësi. Është e vështirë të shpjegosh gjithçka. Ne kemi humbur një ndryshim ritmi, një luhatje të vogël. Pas kësaj, ata nuk ishin të rrezikshëm.
Kishte një mungesë efikasiteti në kapjen e topit, në pasime. Në fund të ndeshjes, patëm disa mundësi të tjera. Siç po e shihni në këtë fillim Botërori, është e vështirë për të gjithë, përveç ndeshjes së parë të rusëve kundër Arabisë Saudite (5-0). Bëmë punën, morëm fitoren, që vlen më shumë se gjithçka tjetër. Por, ne mund të bëjmë më mirë, shumë më mirë”.