“Messi e humbi penalltinë sepse Argjentina e anuloi miqësoren ndaj neve”

Botërori 2018

“Messi e humbi penalltinë sepse Argjentina e anuloi miqësoren ndaj neve”

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 19:33
Lionel Messi

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman, ka sugjeruar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e humbi një penallti vendimtare në Kupën e Botës për shkak se Argjentina e kishte anuluar një ndeshje miqësore në momentet e fundit kundër Izraelit.

“Në ndeshjen Argjentina vs Islanda, e pamë sesi Messi kishte nevojë për ndeshjen miqësore kundër Izraelit”, shkroi Liberman në Twitter pasi Messi e humbi edhe një penallti tjetër duke bërë që Argjentina të mos arrijë më shumë se një barazim 1-1 kundër Islandën në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin D në Kupën e Botës në Rusi.

Messi dështoi t’i japë ekipit të tj kombëtar epërsinë në minutën e 64-të, pasi goditja e tij nga penalltia u ndalë nga Hannes Halldorsson. Portieri islandez u hodh në të djathtë dhe i vuri të dy duart para topit duke mos e lejuar atë të përfundonte në rrjetë.

Argjentina u detyruar nga anulojë miqësoren kundër Izraelit pas protestave të tensionuara dhe kërcënimeve nga palestinezët pasi Izraeli kishte vendosur ta zhvendoste takimin në Jerusalem.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat