Lajme jo të mira kanë ardhur sot për tifozët polakë, pak ditë para debutimit në botërorin “Rusi 2018” ndaj Senegalit (më 19 qershor). Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, është dëmtuar gjatë kohës që kombëtarja ishte duke zhvilluar një shëtitje në akuariumin e Sochi, gjatë kohës së lirë. Në fakt, ka qenë një dëmtim disi qesharak, pasi Milik ka rrëshkitur në një pellg me ujë, duke dëmtuar gishtin e dorës por dhe krahun e djathtë.
Për momentin, stafi mjekësor nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me dëmtimin, por dyshohet për një frakturë edhe pse kjo nuk konfirmohet. Milik është shoqëruar menjëherë në spital për të bërë disa analiza, ndaj prania e tij në fushë ndaj Senegalit është në dyshim.