Verner: Për gjermanët është më mirë që Italia mungoi në Botëror

Botërori 2018

Verner: Për gjermanët është më mirë që Italia mungoi në Botëror

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:56
Timo Verner

Për sulmuesin gjerman, Timo Verner, moskualifikimi për në Botëror i Italisë ishte diçka pozitive për gjermanët. Sot Verner pritet të debutojë ndaj Meksikës në Botërorin e parë të tij. Ai ka folur për Botërorin e 2002-shit dhe për skualifikimin e Italisë ndaj Suedisë. Nuk e kujtoj shumë mirë të gjithë kompeticionin, por finalen ndaj Brazilit e mbaj mend mirë. Isha te shtëpia e gjyshit duke bërë skarë. Nuk shkoi mirë për ne pasi Ronaldo shënoi një dopietë kundër Khanit. Ishte një finale që më ka lënë kujtime të këqija”, tha Verner që foli edhe në lidhje me objektivin për të thyer rekordin Kloses. “Jam i qetë. Nuk kam pse ia thyej rekordin në një turne të vetëm. Ndoshta në të tretin apo të katërtin. Nëse do jem afër thyerjes së rekordit të Miros, atëherë mund të ndiej një presion, por për momentin jo”. Më pas Timo komentoi edhe ndeshjen midis Italisë dhe Suedisë në “play-off”. “Për ne gjermanët është më mirë që Italia nuk është në Kupën e Botës. Pavarësisht se skualifikimi ndaj Suedisë ishte i dhimbshëm për ta”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat