“Nuk e prisja këtë barazim. Nuk jam aspak i kënaqur, jo vetëm unë por të gjithë fansat nuk janë, pasi askush nuk e priste këtë rezultat ndaj Islandës. Nuk jam i zhgënjyer vetëm nga rezultati, por edhe nga loja e bërë”, ka qenë komenti i ish-kapitenit legjendar të Argjentinës, Javier Zanetti, që ashtu si gjithëe bashkëkombëasit e tij ka mbetur i habitur nga ndeshja e parë e ekipit amerikano-latin.
Ai ka mbetur i zhgënjyer nga debutimi i skuadrës amerikano-latine në botërorin “Rusi 2018”, që barazoi 1-1 ndaj Islandës në ndeshjen e parë, sfidë ku Messi humbi edhe një penallti. “Jam i shqetësuar, pasi nuk ka shumë kohë dhe pas 3 ditësh vjen ndeshja e radhës. Pashë një kombëtare të përgjumur, me pak ide në fushë dhe kjo është ajo që trajneri duhet të përmirësojë sa më shpejt”, deklaroi më tej Zanetti.