Hanes Halldorson mori vëmendjen e të gjithë botës teksa priti ditën e djeshme penalltinë ndaj Lionel Mesit.
34-vjeçari, që aktivizohet me Randers në Danimarkë, tregon se si arriti të bllokonte yllin e Argjentinës, duke i siguruar një pikë plot vlera Islandës së tij.
“Të jem portier i parë i Islandës në këtë Botëror është diçka e jashtëzakonshme për mua, akoma më shumë t’i prisja edhe një penallti futbollistit më të mirë në botë. Një ëndërr e bërë realitet, për më tepër që u shoqërua edhe me 1 pikë në fund”.
“Unë i kisha studiuar penalltitë e tij, sepse e mendoja se diçka e tillë mund të ndodhte. Kam parë me kujdes shumë penallti të tijat, dhe e dija se do të gjuante ashtu” – tregon Halldorson.