Ish-kapiteni i Argjentinës, Javier Zanetti, nuk mund ta përtyp barazimin e argjentinasve me rezultat 1:1 me Islandën. “Nuk e prisja këtë barazim. Nuk jam aspak i kënaqur, jo vetëm unë por të gjithë tifozët nuk janë, pasi askush nuk e priste këtë rezultat ndaj Islandës. Nuk jam i zhgënjyer vetëm nga rezultati, por edhe nga loja e bërë”, tha Zanetti. Ai ka mbetur i zhgënjyer nga debutimi i skuadrës amerikano-latine në botërorin “Rusi 2018”, sfidë ku Messi humbi edhe një penallti. “Jam i shqetësuar, pasi nuk ka shumë kohë dhe pas treditësh vjen ndeshja e radhës. Pashë një kombëtare të përgjumur, me pak ide në fushë dhe kjo është ajo që trajneri duhet të përmirësojë sa më shpejt”, tha Zanetti.