Tite: Kishim ankth dhe presion, nuk jam i kënaqur me rezultatin

Botërori 2018

Tite: Kishim ankth dhe presion, nuk jam i kënaqur me rezultatin

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 00:08
Tite ka pranuar gabimet e skuadrës së tij pas barazimit ndaj Zvicrës.

Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Tite, ka pranuar gabimet e skuadrës së tij pas barazimit ndaj Zvicrës.

Një gol i Philippe Coutinhos u zhvleftësua nga një gol me kokë i shënuar prej Zvicrës.

Zvicra ishte e pathyeshme në mbrojtje dhe Tite thotë se mënyra e lojës së helvetëve vuri në vështirësi ekipin e tij.

“Natyrisht se nuk jam i kënaqur me rezutlatin. Ne kemi dashur fitore. Por, ankthi na goditi. Presioni ishte i madh. Na mungoi preciziteti kur kishim mundësinë t’i finalizonim rastet”.

“Disa prej rasteve ishin mjaft të pastra dhe ne është dashur të jemi më precizë”, u shpreh Tite pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

Valon Behrami ishte një prej lojtarëve më të mirë duke neutralizuar plotësisht superyllin, Neymar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat