Danimarka e nisi Kupën e Botës 2018 me fitoren 1-0 ndaj Perusë dhe është në pozitë të favorshme për të kaluar në 1/8-t e finaleve, megjithatë futbollisti kryesor i kësaj skuadra Christian Eriksen përdor rezerva në fjalët e tij.
Danezët kanë kaluar dy herë fazën me grupe, në vitin 1986 dhe në vitin 1998 ku shkuan deri në çerekfinale.
Eriksen tha: “Tre pikët ishte e vetmja gjë që na bënte punë dhe e vetmja gjë për të cilën jam i kënaqur, sepse faktikisht nuk luajtëm mirë. Nuk jemi ende në formën tonë ideale dhe Peruja na i vështirësoi gjërat. Ishte një skuadër e organizuar shumë mirë.”
Më pas, “ylli” i Tottenham shtoi: “Në Kupën e Botës rezultatet janë më të rëndësishme se loja e bukur. Edhe pse ne jemi të vetëdijshëm se mund të luajmë shumë më mirë, e kemi vënë veten në një pozitë komode për të shkuar në raundin tjetër.”