Belgjikë-Panama, atje ku edhe fjala surprizë duket utopi!!!

Botërori 2018

Belgjikë-Panama, atje ku edhe fjala surprizë duket utopi!!!

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 08:19
Belgjikë

Belgjika me siguri e ka hedhur shikimin përtej ndeshjes së parë të Kupës së Botës kundër Panamasë, por padyshim që ka nevojë për një fitore bindëse, të hënën në mbrëmje, për t’i konfirmuar besimin atij që duhet “brezi i artë” i kësaj kombëtareje. Tunizia dhe Anglia do të jenë rivalët e tjerë në Grupin G.

Të pamposhtur në eliminatore, belgët synojnë të harrojë zhgënjimin që solli eliminimi në çerekfinalet e Euro 2016, teksa trajneri i tyre Roberto Martinez mund të bazohet te disa futbollistë nga më të talentuarit në qarkullim si Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard.

Pavarësisht nga revolta e tifozëve për lënien jashtë ekipit të futbollistit të Roma, Radja Nainnggolan, Belgjika ka ngjallur te ata shpresën se mund të përsërisë suksesin e vitit 1986 kur arriti deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Në Botërorin e fundit, Belgjika u eliminua nga Argjentina me rezultatin 1-0 në çerekfinale. Të paktën në letër, Panama nuk përbën ndonjë kërcënim serioz për sulmuesit belg Dries Mertens dhe Romelu Lukaku dhe rezultate e fundit e tregojnë diçka të tillë.

Panama u mposht 6-0 nga Zvicra në miqësoren e fundit para se të nisej për në Rusi, ndërsa Belgjika fitoi 4-0 ndaj Kosta Rikës.

Belgjika mori pjesë radhazi në Botëror nga viti 1982 deri në vitin 2002, por më pas pati një periudhë të errët dhe vendi me 11 milionë u kthye mes më të mirave vetëm në “Brazil 2014”. Më në fund, ata kanë një ekip më të fortë se Holanda fqinje.

Panama, vendi me 4 milionë banorë, është kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës. Populli i tyre është më i interesuar për bejsboll. Faktikisht, Panama ka nisur të ketë një kombëtare futbolli që luan në ndeshje zyrtare vetëm gjatë eliminatoreve të Kupës së Botës 1978.

Vlen për të përmendur se 13 nga 23 futbollistët e Belgjikës luajnë në Premier League dhe 11 prej tyre janë në pesë ekipet që anë renditur më mirë në fund të kampionatit.

Kjo do të jetë hera e parë që Belgjika ndeshet me Panamanë. Belgjika nuk ka pësuar gol në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa Panama nuk ka shënuar në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Formacionet e mundshme:

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Ciman, Vertonghen; Meunier, Carrasco, Witsel, De Bruyne; Mertens, Eden Hazard; Lukaku

Panama: Penedo; R. Torres, Escobar, Machado, Ovalle, Murillo; Gomez, Avila, Barcenas, Godoy; G. Torres

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat