Serbia në presion, ka punë me shqiptarë!

Botërori 2018

Serbia në presion, ka punë me shqiptarë!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:25
Shaqiri

E premtja e 22 qershorit nuk është larg!  Do të kemi përballje shqiptaro – serbe apo Zvicër – Serbi, në kuadër të xhiros së dytë të grupit E të Kampionatit Botëror!  Serbia në presion të madh ani se e mundën të dielën në mesditë me 1:0 Kosta Rikën.

Barazimi i Brazilit me rezultat 1:1 me Zvicrën, Serbinë e fut në presion. Serbët e din se do të jetë shumë vështirë me Zvicrën e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit, që është një luftëtar i madh dhe Blerim Xhemaili.

“Ekipi i Serbisë është i pari në Grupin E në Kampionatin Botëror në Rusi pas raundit të parë. Serbia mundi Kosta Rikën me 1:0, ndërsa Brazili dhe Zvicra kanë barazuar 1:1. Brazili i favorizuar nga barazuar me zviceranët dhe e kanë komplikuar situatën në grup.

Selektori serb Mladen Krstajiq të premten (20.00) në lojë e dytë me Zvicrën kërkon fitore dhe të realizojnë ëndrrën, kualifikimin në të tetën e finales”, ka shkruar mes të tjera “Kurir”. Në fakt, kjo nënkupton se Serbia është në panik para sfidës me Zvicrën shumë të fortë e cila dëshmoi fuqinë edhe ndaj pesë herë kampionit të botës, Brazili.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat