Kërcënohet Behrami: Do të të vrasim po erdhe në Brazil

Botërori 2018

Kërcënohet Behrami: Do të të vrasim po erdhe në Brazil

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:28
Valon Behrami

Tifozët e kombëtares braziliane nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës ditën e djeshme, dhe për më tepër kanë reaguar ashpër ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare Valon Behrami.

Sipas asaj që raporton media zvicerane watson.ch, Behrami është vërshuar nga komentet në profilin e tij të “Instagramit” nga tifozët brazilian, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje.

“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit. Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”. Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Neymarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat