Xhaka është krenar për pikën e madhe

Botërori 2018

Xhaka është krenar për pikën e madhe

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:36
Xhaka është krenar për pikë e madhe

Mesfushori ofensivë Granit Xhaka është i lumtur për pikën e madhe që morën nga Brazili. Një barazim i madh (1:1) për Zvicrën dhe që e motivon shumë për sfidat e radhës si ndaj  Serbisë dhe Kosta Rikës.

Zvicra është në grupin E dhe mban vendin e dytë me 1 pikë sa ka edhe Brazili, kurse Serbia kryeson me 3 dhe Kosta Rika nuk ka asnjë pikë.

“Thamë se do të luftojmë dhe e bëmë këtë. Fillim i mirë në Kampionatin Botëror dhe krenar që e bëmë këtë për të gjithë tifozët”, shkruan në profilin e tij në facebook, Xhaka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat