Belgjika bindëse në një ndeshje me tetë futbollistë të zverdhur!

Botërori 2018

Belgjika bindëse në një ndeshje me tetë futbollistë të zverdhur!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:23
Foto nga ndeshja

(E plotësuar) -  Belgjika arkëtoi tri pikë të lehta në kuadër të grupit G të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Belgët pa vështirësi e mundën me rezultat 3:0 Panamanë, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Fisht Olympic", Sochi. Ndeshje që u dominua nga Belgjika, por fakti interesant ka qenë se krahas tri golave janë ndëshkuar edhe tetë futbollistë me kartona të verdhë, si Meunier, Alderweireld, De Bruyne (Belgjika) dhe Davis Murillo, Barcenas, Cooper. Godoy (Panama).

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, qëndrojë në bankë dhe nuk iu dha asnjë minutë lojë nga përzgjedhësi belg. Në 45 minutat e parë nuk pati gola me gjithë rastet e kombëtares së Belgjikës. Në pjesën e dytë Belgjika shpërtheu me golat e Dries Mertens (1) dhe të Romelu Lukaku (2).  Në minutën e 7-të, Mertens gjuan drejt në duart e portierit Penedo.

Ndërkaq, në minutën e 12-të, Eden Hazard nuk e shfrytëzoi një gabim trashanik të mbrojtjes së Panamasë dhe nga afërsia gjuajti jashtë portës.  Përderisa në pjesën e parë munguan golat, në të dytën u shënuan tri. Vetëm sa kaloi minuta e dytë e pjesës së dytë (47’) Dries Mertens nga 14-15 metra me një goditje mjeshtërore parabolloi portierin Penedo, 1:0. Në minutën e 54-të, Murillo humbë një rast të qind për qindtë, duke gjuajtur drejt në portierin e Belgjikës, Courtois.

Panama nuk mbahet, pësoi edhe një gol në minutën e 69-të.  Kevin De Bruyne harkoi për bukuri, kurse Romelu Lukaku nuk ishte i mbuluar si duhet nga mbrojtja, i cili nga afërsia me kokë shënon për 2:0. Pas gjashtë minutave (75’) Romelu Lukaku doli i vetmuar dhe nga një pozitë paksa anash e fërfëlloi topin mbi trupin e portierit të Panamas, duke siguruar fitoren bindëse me 3:0. Belgjika arkëtoi pikë të plota, kurse Panama u përpoqën në bazë të mundësive por si debutues lanë përshtypje të mirë. Me 23 qershor Belgjika sfidohet nga Tunizia (14.00), kurse me 24 qershor Panama takohet me Anglinë (14.00).

Belgjika-Panama 3:0

Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.

Shikues: 40.000.

Gjyqtar: J.Sikazwe (Zambia).

Shënues: Mertens (47’), Lukaku (69’ e 75’).

Kartonat e verdhë: Meunier, Alderweireld, De Bruyne – Davis Murillo, Barcenas, Cooper. Godoy.

Belgjika: Courtois, Alderweireld, Boyata, Vertonghen, Meunier, De Bruyne, Witsel (Chadli 90’), Carrasco (Dembele (74’), Mertens (T. Hazard 83’), E. Hazard dhe Lukaku.

Panama: Penedo, Murillo, R. Torres, Escobar, Davis, Barcenas (G. Torres 63’), Cooper, Gomez, Godoy, Jose Luis Rodriguez (Diaz 63’), Perez (Tejada 73’).

89' Belgjika luan pa presioo, Panama është dërozuar.

81' Belgjika avancon me 3:0, tri pikë i ka të sigurta.

75’ Romelu Lukaku doli i vetmuar dhe nga një pozitë paksa anash e fërfëlloi topin mbi trupin e portierit të Panamas, 3:0.

74’ Belgjikës po i buzëqesh fitorja, dominon pa telashe, kurse Panama po mbahet me forcën që ka.

69’ Kevin De Bruyne harkoi pr bukuri, kurse Romelu Lukaku nuk ishte i mbuluar si duhet nga mbrojtja, i cili nga afërsia me kokë shënon për 2:0.

59’  Shtatë futbollistë janë ndëshkuar deri me tash me kartona të verdhë.

54’ Murillo humbë një rast të qind për qindtë, duke gjuajtur drejt në portierin e Belgjikës, Courtois.

51' Belgjika në epërsi dhe synon thellimin e fitores.

47’ Dries Mertens nga 14-15 metra me një goditje mjeshtërore parabolloi portierin Penedo, 1:0.

47' Pa gola ende. A do të futet Adnan Januzaj në pjesën e dytë?

Përfundoi pjesa e parë.

44’ Belgjika pati 4-5 raste të mira, por të pakonkretizuara, kurse Panama si debutuese është e kënaqur me rezultatin e tanishëm.

41' Belgjika sulmuese, por pa efekt. Panama mbahet mirë dhe tenton ta befasojë me kundërsulme.

Belgjika-Panama 0:0

Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.

Gjyqtar:J.Sikazwe (Zambia).

Kartonat e verdhë: Meunier - Davis.

Belgjika: Courtois, Alderweireld, Boyata, Vertonghen, Meunier, De Bruyne, Witsel, Carrasco, Mertens, Eden Hazard, Lukaku.

Panama: Penedo, Murillo, Roman Torres, Escobar, Davis, Barcenas, Cooper, Gomez, Godoy, Jose Luis Rodriguez, Perez.

36’ Vazhdon presioni i Belgjikës, por deri me tani pa sukses.

32' Nuk ndryshim rezultati. Nuk ka edhe raste.

  27’ Nuk ka gola, raste ka pasur Belgjika, por nuk po ia dalin sulmuesit e saj të konkretizojnë.

25' Panama mjaft luftarake dhe kërkon të befasojë Belgjikën.

20’ Nuk ka gola, Belgjika edhe pse kërcënuese e vazhdueshme, nuk po e gjen rrjetën.

16’ Panama mbahet mirë edhe pse Belgjika është gjithnjë në ofensivë.

12’ Eden Hazard nuk e shfrytëzoi një gabim trashanik të mbrojtjes së Panamasë dhe nga afërsia gjuajti jashtë portës.

7’ Mertens gjuan drejt në duart e portierit Penedo. Panama në presion të madh.

5’ Pa gola, Belgjika duket më energjike se sa debutuesi.

3’ Belgjika është favoritë i madh dhe kërkon pikë të plota në kuadër të grupit G.

1’ Belgjika pati rast, por Lukaku shpërqendron një mundësi të mirë.

Filloi ndeshja.

Belgjika kërkon fitore në përballje me Panamanë, e cila debuton në Kampionatin Botëror. Panama synon senzacion në debutimin e saj në një ngjarje të madhe. 

Belgjika: Courtois, Alderweireld, Boyata, Vertonghen, Meunier, De Bruyne, Witsel, Carrasco, Mertens, Eden Hazard, Lukaku.
Panama: Penedo, Murillo, Roman Torres, Escobar, Davis, Barcenas, Cooper, Gomez, Godoy, Jose Luis Rodriguez, Perez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat