Japonia mund Kolumbinë që luajti 87 minuta me një lojtar me pak

Botërori 2018

Japonia mund Kolumbinë që luajti 87 minuta me një lojtar me pak

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2018 Në ora: 14:34
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Japonia shënoi fitore të madhe në hapje të grupit H të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Japonezët triumfuan me rezultat 2:1 kundër Kolumbisë. Kolumbia nga minutat e tretë mbetet me një lojtar me pak në fushë. 

Futbollisti Carlo Sanchez ndali topin me krahë, kurse gjyqtari Skomina e përjashtoi direkt me karton të kuq dhe referoi penallti për Japoninë.  Futbollistët kolumbian protestuan, por Skomina nuk e ndërrojë mendjen. Futbollisti Shinji Kagawa ka qenë i saktë nga penalltia, 0:1.  Në minutën e 15-të, Inui humbë një rast ideal dhe lëshoi mundësinë ta dyfishoi rezultatin.

Futbollisti Juan Quintero nga goditja e lirë rreth 18 metra dërgon gjuajtje të fortë e përtokë në pjesën e majtë të portës dhe portieri Kawashima nuk mundi ta ndalë, 1:1 në minutën e 39-të.

Japonezët në rast të mirë në minutën e 54-të, kur Osako nga afërsia por në pozitë mjaft të vështirë, goditi fortë por portieri kolumbian Ospina reagon edhe më mirë. Në minutën e 57-të, Inui nga rreth 14 metra gjuajti bukur megjithatë portieri Ospina me paradë shpëtoi gol të sigurt. 

Në minutën e 73-të, Japonia siguroi fitoren. Yuya Osako me kokë nga afërsia godet bukur, topi në shtyllën pingule dhe futet në rrjetë, 1:2.

Në minutën e 78-të, James Rodriguez humbë rast që nuk humbet. Në vend të portës ai goditi në këmbë lojtarin rival dhe topi shkoi larg mbi portë. Kolumbia humbi në sfidën e parë, kurse për Japoninë janë tri pikë të mëdha në kuadër të grupit H. Me 24 qershor Japonia ndeshet me Senegalin (17.00) dhe Polonia me Kolumbinë (20.00).

Kolumbia-Japonia        1:2

Stadiumi “Mordovia Arena”, Mordovia.

Gjyqtar: D. Skomina (Sllovenia).

Shënues: Quintero (39’) - Kagawa (6’-nga penalltia), Osako (73’).

Kartonat e verdhë: Barrios, Rodriguez.

Kartoni i kuq: Sanchez (Kolumbia).

Kolumbia: Ospina, Murillo, Arias, Mojica, D. Sanchez, C. Sanchez, Cuadrado (Barrios 31’), Lerma, Quintero (Rodriguez 59’), Falcao dhe Izquierdo (Bacca 70’).

Japonia: Kawashima, Shoji, Nagatomo, Sakai, Yoshida, Shibasaki (Yamaguchi 80’), Haraguchi, Kagawa (Honda 70’), Inui, Hasebe dhe Osako (Okazaki 85’).

86’ Shumë afër fitores Japonia.

78’ James Rodriguez humbë rast që nuk humbet. Në vend të portës ai goditi në këmbë lojtarin rival dhe topi shkoi larg  mbi portë.

77’ Japonia është shumë afër trepikëshit të parë.

73’ Yuya Osako me kokë nga afërsia godet bukur, topi në shtyllën pingule dhe futet në rrjetë, 1:2 për Japoninë.

70’ Nuk ndryshim rezultati, vazhdon edhe më tej 1:1.

65’ Edhe më tej baras (1:1). Kolumbia është me një lojtar me pak nga minuta e 3-të.

61’ Kolumbia tani ka gjasa të jetë më e rrezikshme me futjen në lojë të James Rodriguez në vend të Quinteros.

57’ Inui nga rreth 14 metra gjuajti bukur megjithatë portieri Ospina me paradë shpëtoi gol.

54’ Osako nga afërsia por në pozitë mjaft të vështirë, goditi fortë por portieri kolumbian, Ospina, reagon edhe më mirë.

50’ Kolumbia po luan mbrojtje ‘bunker’, sulmuesit japonez kanë telashe.

47’ Kolumbia e Japonia ende baras (1:1). Pritet të jetë më dinamike pjesa e dytë.

Filloi pjesa e dytë. 

Përfundoi pjesa e parë.

Kolumbia-Japonia        1:1

Stadiumi “Mordovia Arena”, Mordovia.

Gjyqtar: D. Skomina (Sllovenia).

Shënues: Quintero (39’) - Kagawa (6’-nga penalltia).

Kartoni i kuq: Sanchez (Kolumbia).

Kolumbia: Ospina, Murillo, Arias, Mojica, D. Sanchez, C. Sanchez, Cuadrado (Barrios 31’), Lerma, Quintero, Falcao dhe Izquierdo.

Japonia: Kawashima, Shoji, Nagatomo, Sakai, Yoshida, Shibasaki, Haraguchi, Kagawa, Inui, Hasebe dhe Osako.

44’ Fundi i pjesës së parë, rezultati 1:1.

39’ Kolumbia me një lojtar me pak po tregon lojë të madhe. Futbollisti Juan Quintero nga goditja e lirë rreth 18 metra dërgon gjuajtje të fortë e përtokë në pjesën e majtë të portës dhe portieri Kawashima nuk mundi ta ndalë, 1:1.

37’ Nuk ka ndryshim rezultati.

34’ Falcao në pozitë të mirë, por goditi plogësht drejt në duart e portierit Kawashima.

31’  Zëvendësimi i parë të Kolumbia, Barrios futet në vend të Cuadrados.

30’ Lojë me ritëm, atmosferë e shkëlqyeshme. Japonia në epërsi.

27’ Japonia është në epërsi dhe kërkon edhe golin tjetër ndaj Kolumbisë që duket mjaft agresive.

22’ Lojë e mirë, me veprime të shpejta.

20’ Kolumbia edhe pse me një lojtar me pak, aspak nuk është inferiore.

15’ Inui humbë një rast ideal dhe lëshoi mundësinë ta dyfishoi rezultatin.

12’ Kolumbia edhe pse me një lojtar me pak kërkon golin e barazimit, ndërsa Japonia është më komode. Falcao lëshoi një rast të mirë për të barazuar rezultatin.

9’ Kolumbia nga minuta e tretë mbetet me një futbollist me pak, pasi që Carlos Sanchez u ndëshkua me karton të kuq. Sprovë për kolumbianët dhe një përparësi numerike për Japoninë.

6' Kagawa shënonn nga penalltia. 0:1.

3’ Lojë mesatare, te dyja kombëtaret shikojnë njëra – tjetrën se kun i kanë pikat më të dobëta. Penallti për Japoninë. Carlo Sanchez ndali topin me dorë, kurse gjyqtari Skomina e përjashtoi direkt me karton të kuq.

Kolumbia përballet me Japoninë, në ndeshjen e grupit H të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”. Një ndeshje që zgjon interesim të madh dhe luhet në stadiumin “Mordovia Arena”. Gjyqtar është Damir Skomina nga Sllovenia.

Kolumbia: Ospina, Murillo, Arias, Mojica, D. Sanchez, C. Sanchez, Cuadrado, Lerma, Quintero, Falcao dhe Izquierdo.

Japonia: Kawashima, Shoji, Nagatomo, Sakai, Yoshida, Shibasaki, Haraguchi, Kagawa, Inui, Hasebe dhe Osako.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat