Zbardhet biseda/ Nuk do ta besoni çfarë i tha Ronaldo trajnerit të Portugalisë

Botërori 2018

Zbardhet biseda/ Nuk do ta besoni çfarë i tha Ronaldo trajnerit të Portugalisë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 23:14
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo shpesh herë e ka treguar se luan një rol të madh madje shpesh herë me udhëzimet e tij e zëvendëson trajnerin e Portugalisë.

Pas përfundimit të pjesës së parë në sfidën kundër Marokut, Cristiano shkon dhe i drejtohet trajnerit Fernando Santos duke i thënë se Portugalia po luan shumë dobët, shkruan e përditshmja spanjolle "MARCA".

"Portugalia po luan keq, duhet të bëjmë diçka" i ka thënë CR7-ta trajnerit Santos.

Ndërsa e kundërta ndodhi me trajnerin Santos që u tregua më i kujdesshëm duke vendosur dorën përpara gojës por zbulohet t'i ketë thënë: "Flasim brenda"

Maroku kishte disa mundësi për të barazuar dhe për të fituar një pikë, por në fund kampionët e Euro 2016 rezistuan duke marrë një fitore me shumë vlera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat