Ivica Daçiq: A po luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo ekipit kombëtar të Prishtinës?

Botërori 2018

Ivica Daçiq: A po luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo ekipit kombëtar të Prishtinës?

Nga: K. Goca Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:49
Ivica Daçiq: A po luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo ekipit kombëtar të Prishtinës?

Ministri serb Ivica Daçiq, hedh benzinë në zjarr para ndeshjes së Kupës së Botës, mes Zvicrës dhe Serbisë. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, ka shtruar pyetjen: "A po luajmë kundër ekipit kombëtar të Prishtinës?".

Daçiq: "Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera. Por, natyrisht, kjo nuk është e mundur me ndeshjen e së premtes. Sepse nuk e dimë nëse luajmë kundër ekipit kombëtar të Zvicrës, atyre të Shqipërisë apo të Prishtinës”. Nesër në orën 20.00 në Kaliningrad do të takohen Zvicra-Serbia, ndeshje e vlefshme e grupit E të Kampionatit Botëror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat