Argjentina – Kroacia, kryendeshja e ditës

Botërori 2018

Argjentina – Kroacia, kryendeshja e ditës

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:59
Ilustrim

Sot zhvillohen tri ndeshje të radhës në Kampionatin Botëror.

Në ditën e tetë Botërorit në fushë zbresin dy skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, pa harruar Kroacinë që është një skuadër me një potencial të jashtëzakonshëm.

Sot është dita e Francës dhe Argjentinës.

Megjithatë e enjta do të hapet me duelin e Cosmos Arena në Samara mes Danimarkës dhe Australisë. Të dyja kombëtaret do të luftojnë për tre pikët derisa për Australinë vlen vetëm fitorja pasi ka humbur në ndeshjen e parë nga Franca, kurse danezët janë më të qetë pas fitores me Perunë.

Në orën 17:00 do të jetë radha e Francës që do të sfidojë Perunë në Central Stadium në Eketerinburg, për të mbyllur çështjen e kualifikimit.

Gjelat nuk bindën aspak në ndeshjen hapëse ndaj Australisë dhe sot do të kërkojnë të ndryshojnë mënyrën e tyre të lojës. Pritet më shumë nga treshja sulmuese Dembele-Griezmann-Mbappe por edhe nga mesfushorët Paul Pogba e Corentin Tolisso.

Në mbrëmje në orën 20:00 në Ninzhy Novgorod Stadium, Argjentina pas barazimit zhgënjyes me Islandën në ndeshjen hapëse do të masë forcat me rivalen më të fortë në Grupin D, Kroacinë.

Për Lionel Messin i cili humbi një penallti ndaj islandezëve por edhe për pjesën tjetër të skuadrës gabimet nuk lejohen më pasi një humbje ndaj kroatëve mund edhe t’i nxirrte jashtë Botërorit.

Jorge Sampaoli pritet të bëjë disa ndryshime të vogla në formacion krahasuar me ndeshjen e parë, ndërkohë që Daliç është më i qetë dhe gjithashtu i sigurt në zgjedhjet e tij. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat