Franca me golin e Mbappes siguroi kualifikimin

Botërori 2018

Franca me golin e Mbappes siguroi kualifikimin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2018 Në ora: 17:22
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar" -  Franca kualifikohet në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, ndërsa Peruja humbë të gjitha shpresat dhe tani e pret takimin e fundit me Australinë dhe t’i paketojë valixhet për në shtëpi. Francezët treguan lojë më të mirë dhe e mposhtën me rezultat 1:0 Perunë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit C.  Franca tani ka qetësinë për faktin se ka siguruar kualifikimin dhe sfidën e fundit të grupit do të luajë me Danimarkën. 

Në minutën e 12-të, Griezmann nga një pozitë e mirë gjuajti jashtë portës. Pastaj edhe Pogba rrezikoi por peruanët ishin me fat. Në minutën e 31-të, Cueva dështon nga një pozitë e mirë, kur portieri Lloris u tregua më i suksesshëm. Mbappe në minutën e 33-të, nga një pozitë e mirë, nuk qe i vëmendshëm dhe lëshon rastin. Këtë gabim Mbappe e përmirësoi në minutën e 34-të, kur shënon golin e fitores pas një gabimit të mbrojtjes së Perusë.

Në minutën e 50-të,’ Aquino nga rreth 20 metra dërgoi një projektil por për fat të keq të tij topi qëllon tërthorësen dhe në anën tjetër ishte me fat të madh Franca. Peruja bëri lojë të mirë, u angazhuan maksimalisht por nuk arritën që të dalin me një pikë nga kjo sfidë shumë e vështirë. Për Perunë është humbja e dytë rresht pas asaj nga Danimarka me rezultat 1:0, ndërsa Franca regjistron fitoren e dytë rresht por që dyja me rezultate të ngushta sepse me 2:1 e kishte mundur Australinë.

Franca kryeson renditjen me 6 pikë, dy më shumë se Danimarka, kurse Australia është në vendin e tretë me 1 dhe Peruja e fundit pa asnjë pikë. Gjithçka është e qartë sa i përket Perusë, është eliminuar dhe pret vetëm sfidën e fundit, kurse Franca feston kualifikimin dhe është prej kombëtareve favorite për fituar botërorin.

Franca-Peruja 1:0

Stadiumi “Central”, Ekaterinburg”.

Shikues: 31.000.

Gjyqtar: Mohammed Abdulla Hassan (Emirate e Bashkuara Arabe).

Shënues: Mbappe (34’).

Kartonat e verdhë: Matuidi, Pogba – Guerrero, Aquino.

Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba (N’Zonzi 89’), Kante, Mbappe (Dembele 75’), Griezmann (Fekir 80’), Matuidi dhe Giroud.

Peruja: Gallese, Advincula, Ramos, Rodriguez (Santamaria 46’), Trauco, Aquino Sanchez, Yotun (Farfan 46’), Carrillo, Cueva (Ruidiaz 82’), Flores dhe Guerrero.

85' Franca afër sigurimit të biletës për në të tetën e finales, t'i bashkohet Rusisë dhe Uruguait.

76' Franca afër fitores së dytë në grup.

 70' Franca-Peruja 1:0

Stadiumi “Central”, Ekaterinburg”.

Gjyqtar: Mohammed Abdulla Hassan (Emirate e Bashkuara Arabe).

Shënues: Mbappe (34’).

Kartonat e verdhë: Matuidi – Guerrero.

Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Peruja: Gallese, Advincula, Ramos, Rodriguez (Santamaria 46’), Trauco, Aquino Sanchez, Yotun (Farfan 46’), Carrillo, Cueva, Flores dhe Guerrero.

 

65’ Franca luan me mjaft mençuri dhe pret ndonjë gabim të rivalit.

60’ Peruja kërkon barazimin, Franca ta rrisë epërsinë.

55' Franca vazhdon me lojë të mirë.

50’ Aquino nga rreth 20 metra dërgoi një projektil por për fat të keq të tij topi qëllon tërthorësen dhe në anën tjetër ishte me fat të madh Franca.

48' Franca është në epërsi dhe pranë fitores.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

43' Peruja në presion, Franca sulmon pareshtur.

 39' Franca në epërsi dhe është më e mirë deri në këto çaste.

34' Mbappe kalon në epërsi Francën, duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes.

33’ Mbappe nga një pozitë e mirë, nuk qe i vëmendshëm dhe lëshon rastin.

31' Cueva dështon nga një pozitë e mirë, kur portieri Lloris u tregua më i suksesshëm.

30’ Pa ndryshim rezultati. Franca has në rezistencë të fortë.

25' vazhdon pa gola.

19’ Franca më e mirë, më këmbëngulëse dhe përmes Griezmann sulmojnë në drejtim të portës rivale.

16’ Franca gjithnjë e më e rrezikshme, kërkon golin me ngulmë.

12’ Antoine Griezmann nga një pozitë e mirë gjuajti jashtë portës. Pastaj edhe Pogba rrezikoi por me fat Peruja.

9’ Lojë mesatare, pa ndonjë rast.

3’ Franca mundohet të hapë lojën, të jetë më e rrezkkshme.

1' Franca kërkon tre pikë me ngulmë.

Filloi ndeshja.

Kombëtarja e Francës kërkon fitoren e dytë dhe automatikisht do ta kualifikon në të tetën e finales së Kampionatit Botëror. Ndeshja luhet në stadiumin “Central” në Ekaterinburg. Franca ka fituar në hapje me 2:1 ndaj Australisë, ndërsa Peruja u mund me 1:0 nga Danimarka, në kuadër të grupit C.

Franca-Peruja

Stadiumi “Central”, Ekaterinburg”.

Gjyqtar: Mohammed Abdulla Hassan (Emirate e Bashkuara Arabe).

Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Peruja: Gallese, Advincula, Ramos, Rodriguez, Trauco, Aquino Sanchez, Yotun, Carrillo, Cueva, Flores dhe Guerrero.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat