Nigeria e di si fitohet ndaj europianëve, këtë herë Islanda duhet të sulmojë!

Botërori 2018

Nigeria e di si fitohet ndaj europianëve, këtë herë Islanda duhet të sulmojë!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:19
Islanda

Nigeria dhe Islanda do të luajnë një ndeshje “jetike” për fatet e tyre në Kupën e Botës 2018. Zv.kapiteni i Nigerisë, Ogenyi Onazi, ka të ngjarë të rikthehet në formacion, pasi mungoi në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, ndërsa ka edhe një balotazh mes Oghenekaro Etebo, që shkaktoi autogol ndaj Kroacisë dhe Ahmed.

Te Islanda do të mungojë Berg Gudmundsson, i cili pësoi një tërheqje muskulore kundër Argjentinës. Kandidati kryesor për ta zëvendësuar është Rurik Gislason.

Nigeria ka ekipin më të ri me moshën mesatare në “Rusi 2018”, por ky mund të jetë problemi kryesor sepse edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë pikërisht mungesa e përvojës u vu re te afrikanët që bënë “vetëvrasje” në dy goditje standarte. Që kur debutoi në Botëror në vitin 1994, Nigeria ka pësuar me goditje standarte 14 nga 27 gola gjithsej (52%). Ndaj Kroacisë ata shkaktuan një autogol gjatë një goditje dënimi dhe një penallti gjatë një goditje nga këndi.

Nga ana tjetër, organizimi është arma më e fortë e Islandës dhe këtë e tregoi në barazimin 1-1. Pavarësisht se loja e tyre lë shumë për të dëshiruar në fazën sulmuese, rregulli në prapavijë ka qenë një model i vërtetë. Islandezët pritet të jenë më të fortë në luftën ajrore, ndërsa për Nigerinë humbja do të ishte fatale sepse do të ishte e barasvlershme me eliminim.

Përballja e vetme në të kaluarën me Islandës dhe Nigerisë ka qenë një miqësore e fituar nga europianët, 3-0 në vitin 1981.

Të pesë fitoret që Nigeria ka arritur në historinë e kampionateve botëror kanë ardhur kundër ekipeve nga Europa, megjithatë “shqiponjat” kanë fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në veprimtarinë elitare, kundër Bosnjes në vitin 2014.

Sa herë Nigeria ka humbur ndeshjen e parë nuk ka arritur të kalojë fazën me grupe. Afrikanët nuk kanë shënuar gol në gjashtë nga 11-të ndeshjet e fundit.

Islanda barazoi ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë për të në një Kupë të Botës. Hera e fundit që një ekip debutues nuk ka humbur në dy ndeshjet e para ka qenë Senegali në vitin 2002.

Alfred Finnbogason ka shënuar në tre ndeshjet e fundit që ka luajtur me Islandën, por ekipi nuk ka fituar asnjë prej tyre. Pasi bëri tetë goditje në pjesën e parë të ndeshjes kundër Argjentinës, Islanda nuk pati asnjë tentativë drejt portës kundërshtare në 45 minutat e dyta.

Kari Arnason i Islandës ka fituar 13 duele ajrore me Argjentinën, më shumë se çdo lojtar tjetër në ndeshjet e raundit të parë.

Formacionet e mundshme:

Nigeria: Uzoho, Idowu, Balogun, Troost-Ekong, Shehu, Etebo, Ndidi, Moses, Mikel, Iwobi, Ighalo.

Islandë: Halldórsson, Magnússon, Sigurdsson, Árnason, Saevarsson, Bjarnason, Hallfredsson, Gunnarsson, Gíslason, Sigurdsson, Finnbogason

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat