Neymar kërkon vetëm tri pikë!

Botërori 2018

Neymar kërkon vetëm tri pikë!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:20
Neymar

Sulmuesi brazilian Neymar u kthye në stërvitje të mërkurën, pasi përhapi makth te kombëtarja e tij në stërvitjen e së martës, të cilën e përfundoi me dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë. “Unë jam stërvitur shumë mirë, ndihem rehat dhe këmba është e qetë. Pritshmëritë janë të larta për ndeshjen e dytë, ndaj shpresojmë të bëjmë shumë më mirë kundër Kosta Rikës se sa në debutim. Ne duam të fitojmë. Ne do të punojmë jo vetëm për të fituar, por edhe për të luajtur mirë””, tha Neymar para ndeshjes së nesërme me Kosta Rikën (14.00). Brazili synon fitoren e parë dhe të jetë pothuajse edhe i kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat