Sermaxhaj: Futbollistët shqiptarë do të bëjnë më të mirën për t’i mposhtur serbët

Botërori 2018

Sermaxhaj: Futbollistët shqiptarë do të bëjnë më të mirën për t’i mposhtur serbët

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:42
Sermaxhaj

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se është sfidë e vështirë për Zvicrën, por beson në fitore kundër Serbisë, e cila luhet sonte në orën 20.00, në kuadër të grupit E të Kampionatit Botëror. “Përballje e vështirë për të dy përfaqësueset ku përkojnë njëra me tjetrën në cilësi.

Serbia sigurisht në lojë do të futet me një komoditet sepse ka fituar tri pikë ndeshjen e parë ndaj Kosta Ricas, por gjithsesi do të jetë një ndeshje shumë interesante për të zënë vendin e dytë. Zvicra duhet patjetër të fitoj ndeshjen për të mbetur në garë për vendin e dytë që dërgon në raundin tjetër, sepse Brazili mendoj se do të ketë përparësi në këtë grup. 

Zvicra duhet të jetë ajo e cila do ta administroj lojën, duhet ta ketë në kontroll dhe të posedoj me shumë topin. Nuk ka vend për kalkulime dhe ndeshja duhet të fitohet”, tha Sermaxhaj.

A mendoni se shqiptarët do ta bëjnë diferencën? “Sigurisht që futbollistët shqiptarë do të bëjnë më të mirën për t’i mposhtur serbët. Janë të motivuar besoj dhe do të bëjnë paraqitje sikur në ndeshjen ndaj Brazilit.  Kur në përbërje ke futbollist sikur Valon Behrami, ekipi gjithmonë fiton numerikisht në fushë sepse ai vrapon sa dy-tre futbollistë”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat