Messi me statistika të frikshme, pasoi më pak se portieri

Botërori 2018

Messi me statistika të frikshme, pasoi më pak se portieri

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 14:57
Messi me statistika të frikshme, pasoi më pak se portieri

Argjentina është me një këmbë jashtë Botërorit. Kritikat më të shumta kanë ardhur në adresë të Mesit, pasi ky i fundit nuk arriti të merrte për dore ekipin dhe ta udhëhiqte drejt fitores. Messi zhvilloi një ndeshje të dobët dhe statistikat nuk janë në krahun e tij. Ai dha vetëm 31 pasime, madje më pak edhe se portieri Kabalero, i cili pasoi plot 36 herë.

Edhe Merkado (49 pasime), Otamendi (72 pasime) dhe Taliafigo (84 pasime) ishin para tij. Kapiteni Argjentinës goditi 1 herë drejt portës dhe u përpoq të driblonte 9 herë. Leo përshkroi 7.6 kilomtra, ndërkohë që mesatarje e ekipit isht 9. 84% të kilometrave Mesi i ka bërë vetëm duke ecur, sepse ai realizoi vetëm 29 vrapime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat