Zanetti i drejtohet me një thirrje të madhe popullit argjentinas

Botërori 2018

Zanetti i drejtohet me një thirrje të madhe popullit argjentinas

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 15:22
Javier Zanetti

Llogoritë bëhen në fund, tani është koha për të qëndruar pranë ekipit kombëtar argjentinas.

Pas humbjes së turpshme kundër Kroacisë nga ekipi i Jorge Sampaoli, Javier Zanetti dërgon një mesazh për një popull të tërë i cili tani ndihet i humbur kur sheh heronjtë e tyre të pafuqishëm para ngjarjeve:

“Para ndeshjes kemi marrë këtë foto duke e përsëritur këtë fakt 4 vjet më parë në Brazil – shkruan Pupi në Instagram, duke bashkuar një portret familjar të marrë në Brazil .

“Megjithëse buzëqeshja jonë është zhdukur, ne kapemi për faktin se ka ende mundësi … Nuk është koha për të gjykuar, por për të mbështetur ekipin tonë. Forca Argjentinë! “, ka përfunduar zëvendëspresidenti i Interit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat