“Zoti ka qenë me mua sot”…

Botërori 2018

“Zoti ka qenë me mua sot”…

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 16:52
Goli i Mradonës me dorë

Hakmarrja, siç dihet, është një pjatë që duhet shijuar e ftohtë. Sigurisht, pas 32 vitesh mund të konsiderohet një pjatë e ngrirë, por kjo ka pak rëndësi. Ajo që ka rëndësi është të merret revanshi. Kështu, ata që qeshnin më 22 qershorin e 1986-ës, sot qan lot të hidhur.

Ata që atë ditë kanë qenë të mbushur me zemërim, tani mund të bëjnë ndonjë buzëqeshje. Është paradoksi i “Dorës së Zotit”, që godet dy prej protagonistëve më të mëdhenj të asaj historie, përveç arbitrit tunizian, Ali Bin Nasser. Maradona sapo ka parë një nga humbjet më të rënda të historisë së Argjentinës në Kupën e Botës dhe Shilton, portieri i Anglisë në 1986-ën, ka përfituar për të vënë gishtin në plagë.

Shprehja në fytyrën e Maradona-s, në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, ka thënë gjithçka. Kështu, 22 qershori, dita pas disfatës, nuk ka filluar në mënyrën më të mirë për ish-numrin 10 të Argjentinës. Por, nga ana tjetër, ka nga ata që kanë përfituar nga rasti për të festuar, shkruan telesport.

Peter Shilton nuk e ka harruar atë gol të parregullt, duke thënë kohët e fundit se nuk do ta falë kurrë Maradona-n, edhe nëse ai do t’i kërkonte falje gjithë Anglisë. Por dita më e zezë e karrierës së portierit anglez është kthyer në një ditë feste. Deri në atë pikë sa ta festojë përvjetorin në profilin e tij në Tëitter. “Zoti ka qenë me mua këtë mëngjes. Kam parë ndeshjen më të keqe të Argjentinës në historinë e Kupës së Botës, pikërisht në prag të përvjetorit të Mano de Dios”.

Një hakmarrje e vogël kundrejt armikut të përhershëm. Zakonisht, ai do të përgjigjej menjëherë, por, ndoshta sot, nuk e ka fuqinë për ta bërë një gjë të tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat