Zhegra e Shaqirit trondit Serbinë: Ja çka shkruajnë mediat serbe

Botërori 2018

Zhegra e Shaqirit trondit Serbinë: Ja çka shkruajnë mediat serbe

Nga: D.RR Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:08
Fshati Zhegër i stolisur me flamuj zviceran

Ndeshja që zhvillohet sonte mes Zvicrës dhe Serbisë në Rusi, ka bërë bujë të madhe në të gjitha mediat e huaja, e veçanërisht në ato serbe.

Dje fshati Zhegër i komunës së Gjilanit, vendlindja e Xherdan Shaqirit, kishte vënë shumë flamuj në rrugët e fshatit, si shenjë përkrahje për Shaqirin.

Për këtë, sot një media e njohur serbe, ka reaguar duke e quajtur provokim të ashpër të shqiptarëve të Zhegrës, dhe e quajnë të turpshme këtë gjest.

“Banorët e fshatit Zhegër, që ndodhen pranë Gjilanit në Kosovë, po i provokojnë serbët në një mënyrë të turpshme përpara ndeshjes me Zvicrën.

Gjatë gjithë fshatit që nga mëngjesi, flamurët e Zvicrës janë vendosur në çdo barakë në fshat, flamuri i rivalëve të sotëm të Serbisë”, ka shkruar media serbe.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat