Mposhti Argjentinën, ironia e trajneri Dalic: U argëtuam në fushë

Botërori 2018

Mposhti Argjentinën, ironia e trajneri Dalic: U argëtuam në fushë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:43
Zlatko Dalic

Zlatko Dalic, trajneri i Kroacisë, nuk ka humbur kohë por ka nisur menjëherë nga puna për të përgatitur skuadrën për ndeshjet e radhës. Ballkanasit kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Botërorit “Rusi 2018” edhe pse kanë ende një ndeshje për të luajtur në grupe. Fitorja 3-0 ndaj Argjentinës ishte një rezultat fantastik dhe historik për kroatët, që tashmë shohin me optimizëm përpara.

“Bëmë një ndeshje të madhe, pasi djemtë bënë saktësisht atë që kishim përgatitur. Ky sukses na bën të mundur që të arrijmë objektivin e parë, kualifikimin më tej, madje e arritëm më herët se sa kishim menduar. Tani na duhet të qëndrojmë të qetë, të mos mendojmë me eugori për të ardhmen, por të jemi me këmbë në tokë”, u shpreh Dalic, që kërkon nga skuadra të ruajë qetësinë dhe të mos rrëmbehet nga euforia.

“Unë besoja të fitorja ndaj Argjentinës, jam gjithnjë pozitiv. Edhe djemtë e kuptuan se duhet të jepnin më të mirë dhe kjo solli rezultatin e dëshiruar. Unë e kisha thënë edhe më parë, që kjo do të ishte fitorja jonë më e lehtë dhe u argëtuam duke luajtur ndaj Argjentinës. Tifozët në tribunë ishin lojtari ynë i 12-të”, u shpreh Zlatko Dalic.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat