Xhaka dhe Shaqiri me zemër shqiponjë rrafshojnë Serbinë

Botërori 2018

Xhaka dhe Shaqiri me zemër shqiponjë rrafshojnë Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2018 Në ora: 20:12
Xhaka bën shqiponjën

(E plotësuar) -  Djemtë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, rrafshojnë Serbinë! Falë Shaqirit dhe Xhakës Zvicra e gjunjëzoi me rezultat 2:1 Serbinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E të Kampionatit Botëror. Ndeshje për notë dhjetëshe e Zvicrës sidomos e Shaqirit dhe Xhakës. Xhaka spektakolar, me një eurogol nga 20 metra dhe Shaqiri i shpejt, i pakapshëm, rrafshojë Serbinë.  Shqiptarët e Kosovës do të mbahen mend gjatë nga Serbia, që i sollën fitore spektakolare Zvicrës.

Image

Të gjithë futbollistët e Zvicrës u angazhuan deri në pikën e fundit, asgjë nuk ia lanë rastit, dëshmuan fuqinë, heshtën Beogradin, Serbinë e Kalingradin. Lojë për mbamendje e djelmoshave, shqiponja e Shaqirit dhe e Xhakës ndezi stadiumin e kudo që ishin shqiptarët. Ndezi shtetin e Zvicrës. Kjo është Zvicra e jashtëzakonshme, me djelmoshat e artë, që dhuruan një mbrëmje që nuk do të harrohet kurrë, do të kujtohet gjithmonë data e 22 qershorit e vitit 2018, aty ku Serbia pësoi tërmet.

Image

Në minutën e 4-të, Mitroviq me kokë nga afërsia, por portieri Sommer tregoi klasin e tij, duke shpëtuar gol të sigurt. Në minutën e 5-të, Aleksandar Mitroviq shënon me kokë nga afërsia dhe krejt në saje të mos reagimit si duhet të mbrojtjes së Zvicrës.  Në minutën e 10-të, Blerim Xhemaili humbë një rast të pastër, nga afërsia gjuajti jashtë portës. Në minutën e 16-të, Milinkoviq-Saviq nga distanca gjuan jashtë portës. Pjesa e dytë, tjetër Zvicër, ofensive e bombarduese. Dyshja Shaqiri e Xhaka, si heronjtë e vërtetë,  i jepni gaz lojës dhe mbrojtja e Serbisë nuk kishte fuqi t’i ndalonte. Në minutën e 52-të Granit Xhaka si raketë, nga rreth 20 metra me një goditje të fuqishme e ka lanë të shtangur portierin Stojkoviq. Topi futet në këndin e majtë, ndërsa Serbia shokohet, kurse Xhaka bëri shqiponjën për golin spektakolar. Xherdan Shaqiri mashtron disa mbrojtës serb dhe nga rreth 16 metra, nga një pozitë anash dridh shtyllën e Serbisë dhe tifozët e saj la pa frymë pikërisht në minutën e 58-të.  Në minutën e 82-të, Embolo nga distanca gati befasoi portierin Stojkoviq.

Image

Pas pak edhe Zuber pati mundësi të mirë, por pafat sikurse edhe Gavravoviç në minutën e 84-të. Vjen momenti i artë, eksploziv, që Serbinë e shtriu përtokë. Në minutën e 90-të, trimi ynë, Messi i Alpeve, e kush tjetër, Xherdan Shaqiri me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe me mjeshtri ia fut topin mes këmbëve portierit Stojkoviq, 2:1. Shaqiri feston dhe bëri Shqiponjën, në anën tjetër Serbia në vaj. Fitore e madhe e Zvicrës e cila e tani renditet në vend të dytë me 4 pikë, sa ka edhe Brazili dhe një më shumë se Serbia dhe tri se Kostarika në fund të renditjes.

Image

Serbia-Zvicra 1:2

Stadiumi Kaliningrad.

Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).

Shënues: Mitroviq (5’) – Xhaka (52’), Shaqiri (90’).

Kartonat e verdhë: Milivojeviq, Milinkoviq-Saviq, Matiq, Mitroviq - Shaqiri.

Serbia: Stojkoviq, Ivanoviq, Milenkoviq, Toshiq, Kolarov, Matiq, Milivojeviq (Radonjiq 81’), Tadiq, Milinkoviq-Saviq, Kostiq (Ljajiq 64’) dhe Mitroviq.

Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Xhemaili (Embolo 73’,  Zuber (Drmiç 90+4’)dhe Seferoviq (Gravranoviç 46’).

Image

Grupi E

Brazili-Kostarika       2:0

Serbia-Zvicra      1:2

Tabela

1.Brazili 2     1     1     0     4

2. Zvicra      2     1     1     0     4    

3. Serbia      2     1     0     1     3    

4. Kosta Rika      2     0     0     2     0

Me 27 qershor takohen: Serbia-Brazili (20.00), Kostarika-Zvicra (20.00).

90’ Xherdan Shaqiri me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe me mjeshtri ia fut topin mes këmbëve portierit Stojkoviqit. Shaqirin bëri Shqiponjën.

87' Lojë me ritëm, Zvicra e pafat.

84’ Gavranoviq lëshoi rast të mirë për të shënuar në portën e Serbisë.

82’ Embolo nga distanca gati befasoi portierin Stojkoviq. Pas pak edhe Zuber pati mundësi të mirë.

80’ Zvicra luan fortë mirë, kërkon golin e fitores.

79’ Lojë e fortë, e shpejtë dhe drithëruese.

76' Nuk ka ndryshim, 1:1.

73’ Blerim Xhemaili largohet futet në vend të tij Embolo.

71’ Rezultati baras (1:1), gjithçka e hapur, Shaqiri me shokë sulmon.

68’ Kolarov sfidojë portën e Zvicrës.

66’ Serbia protestojnë pa nevojë, janë në panik. Zvicra luan me siguri të plotë dhe sulmon.

64’ Serbia në panik, Zvicra po luan me vetëmohim të pashoq.

62' Lojë e madhe e Zvicrës.

58’ Xherdan Shaqiri mashtron disa mbrojtës serb dhe nga rrteh 16 metra, nga një pozitë anash dridh shtyllën e Serbisë.

52’ Granit Xhaka si bombë, nga rreth 20 metra me një goditje të fuqishme e ka lanë të shtangur portierin Stojkoviq. Topi futet në këndin e majtë, ndërsa Serbia shokohet, kurse Xhaka bën shqiponjën.

48’ Zvicra me këmbëngulje kërkon golin e barazimit.

46' Gavranoviç futet në vend të Seferoviqit.

Serbia-Zvicra 1:0

Stadiumi Kaliningrad.

Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).

Shënues: Mitroviq ('5).

Kartonat e verdhë: Milivojeviq, Milinkoviq-Saviq, Matiq.

Serbia: Stojkoviq, Ivanoviq, Milenkoviq, Toshiq, Kolarov, Matiq, Milivojeviq, Tadiq, Milinkoviq-Saviq, Kostiq dhe Mitroviq.

Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Xhemaili,  Zuber dhe Seferoviq (Gravranoviç 46’).

Përfundoi pjesa e parë.

Ja sa raste i humbi Xhemaili.

Blerim Xhemaili humbi dy raste ideale në pjesën e parë.

45' Lojë dinamike.

42’ Matiq dërgon gjuajtje të fortë por Sommer i jashtëzakonshëm, shpëtoi portën.  

41’ Ende vazhdon 0:1 për Serbinë.

40' Milivojeviq ndëshkohet me karton të verdhë.

39’ Sommer po tregohet i sigurt në portën e Zvicrës.

34' Kartoni i verdhë për Milinkoviq-Saviq.

33’ Zvicra sulmon me të gjitha forcat.

30’ Zuber si me dorë e pason topin te Blerim Xhemaili i vetmuar, por gjuajtjen e tij nga afërsia e priti portieri Stojkoviq.

28’  Zvicra ka posedimin e topit 61 për qind me 39 e ka Serbia.

26’ Rodriguez nga një pozitë e mirë por goditi me kokë jashtë portës.

23’ Zvicra orvatet të sulmojë dhe të barazojë rezultatin.

19’ Mitroviq gjithnjë i rrezikshëm , sërish rrezikon portën e Zvicrës.

16’ MIlinkoviq-Saviq nga rreth distanca gjuan jahte portës.14’ Mitroviq nga rreth 13 metra me kokë gjuan mbi portë.

12’ Serbia në epërsi.

10’ Blerim Xhemaili humbë një rast të pastër, nga afërsia gjuajti jashtë portës.

8’ Shaqiri orvatet me mish e më shpirt për të barazuar rezultatin.

5’ Aleksandar Mitroviq shënon me kokë nga afërsia dhe krejt në saje të mos reagimit si duhet të mbrojtjes së Zvicrës.

5’ Mitroviq me kokë nga afërsia, por portieri Sommer tregoi klasin e tij, duke shpëtuar gol të sigurt.

4’ Granti Xhaka nga 30 metra goditi bukur por për fat të keq të tij shkoi mbi portën e Stojkoviqit.

2’ Shaqiri ruhet nga Kolarov.

1’ Ndeshje me emocione, Zvicra kërkon pikë të plota pas barazimit 1:1 me Brazilin.

Filloi ndeshja e madhe, më shumë se ndeshje. Zvicra përpara.

Atmosferë e jashtëzakonshme në Kaliningrad, Shaqiri me shokë në fushë intonon himnin e Zvicrës.

Intonohet himni.  Valon Behrami qeshet.

Futbollistët dalin në fushë.

Kombëtarja e Serbisë dhe Përfaqësuesja e Zvicrës kanë mbërritur në stadiumin e Kaliningradit, pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Përballja e vlefshme për Kupën e Botës fillon nga ora 20:00.

Në videon që sjellë FIFA në Twitter, shfaqet vetëm Valon Behrami nga futbollistët shqiptarë.

Behrami shihet i përqendruar, i qetë dhe i gatshëm për ndeshjen kundër Serbisë.

Image

***

Sfidë që zgjon në këmbë pothuajse tërë botën dhe aq me tepër kombin shqiptarë, për faktin se Shaqiri, Behrami, Xhaka e Xhemaili, janë  faktorë të mëdhenj të Zvicrës dhe të frikshëm për Serbinë.

Po rriten emocione, atmosferë drithëruese.

Zvicra në hapje barazoi 1:1 me Brazilin, ndërsa Serbia kishte fituar me fat 1:0 ndaj Kosta Rikës.

Ndeshja luhet në Kaliningrad, gjyqtar është gjermani Felix Brych.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet e ndeshjes së sotme.

Zvicra e shqiptarëve do të zbresë në fushë për t’u përballur me Serbinë nga ora 20:00.

Të pesë lojtarët me prejardhje shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën do të jenë në formacionin e parë të helvetëve.

Zvicra ka një pikë pas ndeshjes së parë, kurse Serbia tri, pasi ka mposhtur Kosta Rikën.

Formacionet zyrtare:

Serbia: Stojkoviq, Milenkoviq, Tosiq, Ivanoviq, Kolarov, Milivojeviq, Matiq  Milinkoviq-Saviq, Kostiq, Tadiq, Mitroviq.

Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Akanji, Behrami, Xhaka, Xhemajli, Shaqiri, Zuber, Seferoviq.

***

Edhe një orë na ndajnë nga sfida drithëruese mes Zvicrës dhe Serbisë, në kuadër të grupit E të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”. Sipas “flashscore” Zvicra paraqitet me katër shqiptarë në përbërjen startuese: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.

Serbia: Stojkoviq, Ivanoviq, Kolarov, Kostiq, Matiq, Milenkoviq, Milinkoviq-Saviq, Milivojeviq, Mitroviq, Tadiq dhe Toshiq.

Zvicra: Sommer, Akanji, Behrami, Xhemaili, Lichtsteiner, Rodriguez, Schar, Seferoviq, Shaqiri, Xhaka dhe Zuber.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat