Nigeria mposht Islandën, mban gjallë shpresat e Argjentinës

Botërori 2018

Nigeria mposht Islandën, mban gjallë shpresat e Argjentinës

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:06
Musa

Nigeria është ngjitur në vendin e dytë të Grupit D pasi ka mundur 2-0 Islandën pasditen e sotme. Afrikanët, që nuk kishin marrë asnjë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, do të kenë në dispozicion dy rezultate kundër Argjentinës, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit për të siguruar kalimin në raundin pasardhës të Kupës së Botës.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, takimi është zhbllokuar katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me Musa që ka shënuar në të 49-ën.

Sulmuesi 25-vjeçar i CSKA-së së Moskës ka qenë protagonist edhe në të 75-ën, kur ka shënuar edhe golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes. Islanda ka patur mundësi të ngushtojë diferencat në minutën e 83-të, por Sigurdsson ka gabuar penalltinë që mund të kishte rihapur takimin.

Kështu, islandezët mund ta konsiderojnë veten jashtë Botërorit, duke parë se ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit do ta luajnë kundër Kroacisë, ndërsa Nigeria, siç e thamë, do të zhvillojë një finale të vërtetë kundër Argjentinës së Messi-t, që mbetet akoma në lojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat