Historia e trajnerit të Kroacisë, Zlatko Dalic – Nga Dinamo e Tiranës në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’

Botërori 2018

Historia e trajnerit të Kroacisë, Zlatko Dalic – Nga Dinamo e Tiranës në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:51
Zlatko Dalic

Zlatko Dalic për shumë kë mund të jetë një emër i panjohur, pasi më parë nuk kishte luajtur asnjë në ndonjë skuadër të madhe, por as nuk kishte mbrojtur ngjyrat e Kroacisë.

Por ata që e përcjellin futbollin shqiptar kanë mundur ta shohin pikërisht në ndeshjet e këtij vendi.

Ishte korriku i vitit 2008. Hapi është i madh, ndoshta i pakonceptueshëm një dekadë më parë, kur Zlatko Daliç u prezantua te Dinamo e Tiranës si trajner.

Në Shqipëri në atë kohë njihej pak edhe pse ai kishte luajtur me klubi si Hajduk Splitit e Varteks.

Te Dinamo erdhi si i ri ambicioz, i gatshëm për çdo sfidë, duke fituar eksperiencë në stol.

Ai në atë kohë ishte në fillim të karrierës. Kishte stërvitur tre muaj Varteksin dhe kishte qenë asistent te Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Kroacisë.

Me Dinamon e kishte fituar vertëm Superkupës e Shqipërisë kur e mposhti 2-0 Vllazninë.

Por pas pak muajsh ai u largua, pasi kishte humbur në derbi me Tiranën dhe Partizanin.

Karriera e tij vazhdoi te Slaven Belupo në Kroaci, ndërsa punoi edhe në Arabinë Saudite me Al-Faisalin.

Pastaj tre sezone te Al-Ain e Abu Dhabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto aventura krijuan idenë se Dalic donte të ishte komod në punën e tij dhe të fitonte shumë në në vend të pasura, por me nivel të ulët futbolli.

Ai nuk u shqetësua asnjëherë, por vijoi sipas planit të tij për t’i arritur majat ngadalë.

Në tetor të vitit 2017 erdhi oferta e madh për të. Ai e pranoi ofertën e federatës kroate për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar, pasi Ante Cacic, ishte larguar shkaku i rezultateve të dobëta.

Ai e kishte pranuar ofertën vetëm me një kusht. Nëse Kroacia shkon në botëror do të vazhdojë.

Ashtu ndodhi. Ai fitoi me Kroacinë kundër Greqisë, duke e mposhtur keq në dy ndeshjet.

Ai vazhdoi me një pagë prej 500 mijë euro në vit dhe sot po e bën të ëndërrojë një shtet të tërë.

Kjo pasi e mposhti fillimisht me qetësi Nigerinë, ndërsa e turpëroi Argjentinën e Leo Messit.

Tani Kroacia e ka kaluar grupin dhe ëndrrohet suksesi i gjeneratës 1998, ku e zuri vendine tretë në debutim.

Merita e trajnerit është se ka ditur të menaxhojë më së miri një skuadër me yje si Luka Modric, Ivan Rakitic, Dejan Lovren, Ivan Perisic e Mario Mandzukic. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat