Çmendën serbët, ja çfarë shkruajnë për humbjen dhe kënd e fajësojnë

Botërori 2018

Çmendën serbët, ja çfarë shkruajnë për humbjen dhe kënd e fajësojnë

Nga: Drilon Rrahmani Më: 22 qershor 2018 Në ora: 22:20
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Shqiptarët e Zvicrës, me fitoren me rikthim 2-1 ndaj ndeshjes kundër Serbisë, e vlefshme për botërorin që po zhvillohet në Rusi, mund të jenë shkas që Serbia të mos i kaloj as grupet.

Një atmosferë e jashtëzakonshme mbretëronte brenda stadiumit, por edhe në Kosovë, ku të gjithë ishin në përkrahje të Zvicrës së shqiptarëve.

Ishin pikërisht shqiptarët Xhaka e Shaqiri, të cilët duke festuar me shqiponjë, tronditën mediat serbe.

Image

Një media e njohur serbe, e arsyeton humbjen e Serbisë, duke ia hedhur fajin gjygjtarit te ndeshjes, duke mos pasur se çfarë të shkruajnë për shqiptarët.

Më poshtë, artikulli i një media të njohur serbe.

“Gjygjtari fajtor,  Serbia ka humbur në Zvicër pas përfundimit të turneut! Vetëm fitorja ndaj Brazilit çon në fazën tjetër.

Mitroviç ndezi stadiumin në minutën e pestë, dhe më pas rivali në pjesën e dytë bëri një kthesë në gjuajtjet e Granti Xhakës në 52’ dhe Xherdan Shaqiri në minutën '90. Pas raundit të dytë, Brazili dhe Zvicra kanë katër pikë në tabelë, Serbia ka mbetur në tre, ndërsa Kosta Rika nuk ka pikë. Serbia në raundin e fundit (27 qershor) duhet të mundën Brazilin për të vendosur në finalet e tetë.
I “vlerësuar” gjygjtari gjerman Felix Brih, ndikoi rëndë në humbjen e Mladen Krstajiçit, sepse përveç se vazhdimisht "shtyu" Zvicrën, ai dha dënime për Serbinë”, shkruajnë mediat serbe”, shkruajnë mediat serbe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat