Foto e mahnitshme e Shaqirit e bërë nga The Guardian

Botërori 2018

Foto e mahnitshme e Shaqirit e bërë nga The Guardian

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 01:22
Momenti kur Shaqiri shënon golin

Fotografët profesionist botëror, gjegjësisht fotografi Dan Mullan i prestigjiozes The Guardian, në kamerën e tij ka kapur një moment të hatashëm të Shaqirit në momentin final, kur përmbysë rezultatin e Serbisë e cila avancoi që nga minuta e 5 e takimit.

Kjo foto është momenti kur pas një depërtimi vetjak që nga mesi i fushën Xherdan Shaqiri, në mënyrë mjeshtërore futë në kurth mbrojtësin dhe portierin serbë.

Përveç kësaj fotoje, prestigjiozja britanike The Guardian, pas fitores së Zvicrës ku vendimtare ishte loja dhe golat e kosovarëve që luajnë dhe jetojnë atje, ka shkruar për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit.

Po ashtu në shkrimin për lojën në fjalë flitet edhe për jetën e familjeve të Xhakës dhe Shaqirit, duke u ndërlidhur me rrethanat politike që kishin shtyrë familjet e tyre të migrojnë nga Kosova në Zvicër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat