CONIFA kërkon dënimin e Xhakës dhe Shaqirit nga FIFA

Botërori 2018

CONIFA kërkon dënimin e Xhakës dhe Shaqirit nga FIFA

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:38
Xherdan Shaqiri

CONIFA me një postim në rrjetin social Twitter ka bërë thirrje për dënime për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Konfederata e Shoqatave të Pavarura të Futbollit (CONIFA) i ka bërë thirrje FIFA-së të reagojë ndaj mënyrës së festimeve me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas golave të fitores 2:1 ndaj Serbisë në Kampionatin botëror 2018.

CONIFA me një postim në rrjetin social Twitter ka përsëritur një deklaratë nga presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ku thotë: “Është e qartë se politika duhet të qëndrojë jashtë futbollit futbolli duhet të qëndrojë jashtë politikës”.

“Ne pajtohemi, po ju FIFA?”, shtoi CONIFA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat