Belgjika shkatërron Tunizin për të kaluar tutje

Botërori 2018

Belgjika shkatërron Tunizin për të kaluar tutje

Nga: D.RR Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:17
Foto nga ndeshja

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5-2 ndaj Tunizisë në Spartak stadium të Moskës.

Ndeshja e dytë në kuadër të Grupit G u karakterizua me lojë intensive nga fillimi i takimit.

Eden Hazard hapi llogarinë pas gjashtë minutash lojë për 1-0 nga penaltia.

Në minutën e 16-të një kombinim i bukur e vuri Lukakun në pozitë shënimi për 2-0.

Vetëm dy minuta më vonë Bronn ngushtoi në 2-1 me një gol me kokë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Lukaku me asist të Meunier shënoi për 3-1 dhe epërsinë solide të belgëve.

Me të filluar pjesa e dytë Hazard me një veprim të bukur arriti që të shënojë për 4-1 (51′).

Deri në fund Belgjika kishte shumë raste, por dhe Batshuayi ka realizuar golin e fundit në minutën e fundit të takimit, kurse Khazri shtoi edhe një gol në minutën e fundit të shtesës.

Me këtë fitore me gjashtë pikë në krye të Grupit G, Belgjika ka siguruar kualifikimin në fazën tejtër të Kampionatit Botëror.

90+3' Wahbi Khazri shënon edhe një gol për Tunizin krejt në fund të ndeshjes, por i pavlefshëm për të marrë pikë nga ndeshja.

90+1' Michy Batshuayi shënon golin e pestë në ndeshje.

71' Lojë e ashpër nga Tunisia, e cila ka humbur shpresat që të marrë ndonjë pikë në këtë ndeshje.

59’ Intensiteti i lojës mund të na sjellë gola të tjerë.

51’ Eden Hazard shënon për ta demoluar Tunizin.

46' Ka filluar pjesa e dytë.

45+4’ Gjygjtari jep sinjal që skuadrat të shkojnë në zhveshtore. Pjesë e parë e mirë me tre gola.

45+3 Lukaku shënon edhe një gol tjetër para përfundimit të pjesës së parë.

Image

39' Lëndohet Ben Youssef, zëvendësohet nga Yohan Benalouane.

25’ Lojë shumë sulmuese nga Belgjika, me Tunisin që me kundërsulme po mundohet ta gjej golin.

18’ Bronn me një gjuajtje të mirë ngushton rezultatin në 2-1.

16’ Lukaku dyfishon epërsinë e Belgjikës.

11' Hazard lojtari më efektiv në fushë deri më tani.

Image

6’ Shënon Hazard nga penalltia për ta dërguar Belgjikën në epërsi.

2’ Rasti i parë në ndeshje i takon Belgjikës, por pa fat për ta gjetur golin.

Image

Ka filluar ndeshja e vlefshme për grupin G, në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi. Belgjika hyn si favorite absolute në këtë ndeshje.

Formacionet:

Belgjikë: Courtois, Alderëeireld, Boyata, Vertonghen, Ëitsel, De Bruyne, Meunier, Carrasco, Hazard, Mertens, Lukaku.

Tunizi: Hassen; Meriah, Ben Youssef.S, Bronn, Maaloul; Skhiri, Badri, Sassi; Ben Youssef.F, Khazri, Sliti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat