Pse Ante Rebic nuk shkëmbejë fanellën me Messin pas ndeshjës?

Botërori 2018

Pse Ante Rebic nuk shkëmbejë fanellën me Messin pas ndeshjës?

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 18:41
Ante Rebic

Fillimi i këtij Botërori ka nisur në mënyrën më të keqe për Messin dhe Argjentinën.

Kroacia mposhtu skuadrën e Sampaolit të enjtën në mbrëmje, me Ante Rebic i cili hapi rezultatin në minutën e 53-të.

Tani, në një intervistë, kroati ka folur rreth ndeshjës në të cilën pati një paraqitje fantastike.

Rebic zbuloi para ndeshjës se ai kishte ndërmend të shkëmbejë fanellat me Lionel Messin pas ndeshjës, sepse shoku i tij është një tifoz i madh i yllit argjentinas.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjës, ai vendosi të mos e bëj këtë gjë sepse argjentinasi i kishte lënë një përshtypje të keqe.

“Të jem i sinqertë, doja të merrja fanellën e Messit për shokun tim, i cili është një tifoz i madh i Leo-s”, tha 24-vjeçari në një intervistë për Goal. “Por argjentinasit më lanë një përshtypje të tillë jo të mirë, saqë hoqa dorë t’ia kërkoj fanellën Messit” , vazhdon Rebic.

“Sinqerisht, prisja shumë më tepër, të paktën nga ata lojtarë të Premier Ligës, të cilët luajnë në një ritëm të lartë dhe me duele. Ju e keni parë Otamendin – në minutën e katërt Mandzukic kaloi para tij dhe ai po rrokullisej në tokë”

“Unë jam i zhgënjyer nga sjellja e tyre dhe mungesa e lojës së ndershme, për të mos përmendur se si na provokuan. Një atlet duhet të dijë të përballet me humbjen” deklaroi sulmuesi kroat.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat